Bronkopneumonia, si mund të mbrohesh?

1

Çdo infeksion viral stimulon zhvillimin e një infeksion bakterial, që normalisht është
bronkopneumonia aspo siç e quan populli, i ftohur. Disa nga shenjat e virozës janë temperatura e lartë 38-39-deri në 40 gradë, të vjella, rrufë dhe pak kollë. Ndërsa shenjat e komplikacioneve pneumonare janë atëherë kur fillojnë të dalin  shenjat respiratore në pah, kur temperatura nuk është më aq e lartë por fillon vështirësia në frymëmarrje, sekrecionet dhe kollë e fortë.

Bronkopneumonia është një sëmundje tepër e përhapur dhe që shkaktohet nga
disa shkaqe të ndryshme. Megjithatë, një prej faktorëve kryesor që ndikon në
zhvillimin e kësaj sëmundje janë luhatjet e temperaturave. Kategoria më e
rrezikuar nga kjo sëmundje janë fëmijët. Megjithatë, nuk janë më pak të rrezikuara moshat e treta dhe të sëmurët me probleme të tjera kronike. Shenjat kryesore të sëmundjes së bronkopneumonisë janë temperaturat e larta që shkojnë deri në 38 gradë, si dhe rrjedhjet e sekrecioneve nga hunda. Bronkopneumonia mund të kthehet edhe në laringjit dhe në të tilla raste, karakterizohet nga një kollë e thatë dhe e fortë gjatë natës.

Në këto raste frymëmarrja bëhet e rëndë, e sipërfaqshme dhe më e
shpeshtë, duke ngarkuar me intensitet edhe muskujt e kraharorit. Për këtë arsye pacientët e prekur nga bronkopneumonia ankohen nga dhimbja e kraharorit dhe shpatullave.

Anomalia e shkëmbimit të gazrave, pakësimi i oksigjenit në gjak, si dhe shtimi i
gazit karbonik, krijon në fytyrën e të sëmurëve ngjyrën mavi, e cila vihet re
sidomos në pjesën e buzëve. Këta të sëmurë janë gjithnjë të lodhur, në gjendje
plogështie, si dhe dhimbje të kokës.
Megjithatë nuk mungojnë edhe rastet kur këta të sëmurë shfaqin edhe
shqetësime të tipit, turbullim i vetëdijes. Në lidhje me kollën, këshillohet
bërja e avullit dhe mjekim i shpejtë që në çastin e diagnostikimit të sëmundjes.
Në rastet kur imuniteti i organizmit të të sëmurit nuk është i mirë, kalohet në
komplikimet e gripit.

Komplikimet në të cilat kalohet janë bronkitet
akute, bronkopnemumonia dhe më vonë vazhdojnë të shfaqen probleme të tjera, si
për shembull: infeksione urinare, apo infeksione të veshit. Infeksionet
pulmonare shkojnë deri në bronkite dhe bronkopneumoni.

Bronkopneumonitë
ndodhin si shkak i humbjes së elasticitetit të muskujve të muskujve të bronkeve.
Këto të fundit mund të mbyllen për shkak të moshës dhe mbylljes së bronkeve, gjë
e cila favorizon infeksionin. Komplikimet më të shpeshta të bronkopneumonisë
shfaqen kryesisht te moshat e treta dhe te fëmijët. Rekomandimet në këto raste
janë, dhënia e vaksinës së gripit tek fëmijët e vegjël deri pa mbushur akoma tre
vjeç, si dhe të moshuarit.

Gjithashtu, vaksinimi është i rekomandueshëm
edhe për personat që nuk janë në moshë të vjetër, por që mund të kenë probleme
kardiake, apo sëmundje kronike. Kontakti i menjëhershëm me mjekun duhet të bëhet
në rastet kur temperatura nuk ulet nën 38 gradë, kur i sëmuri fillon të ketë
kollë të fortë, kur ka dhimbje të forta të gjoksit dhe vështirësi në
frymëmarrje.
Pasi i sëmuri ka kryer vizitën te mjeku specialist duhet të fillojë trajtimin
me antibiotikë. Këshilla kryesore e mjekëve specialistë për të sëmurët me
bronkopneumoni është konsumimi i lëngjeve, i ushqimeve me proteina si për
shembull supa, mishi, veza, si dhe mjalti në rastet kur kombinohet me lëngun e
limonit.

Komento