Buzë ujëvarës më të madhe në botë Victoria

Buzë ujëvarës më të madhe në botë Victoria

Pak kush do të kishte kurajon të qëndronte buzë një ujëvare 106 metra të lartë, ndaj këta tre njerëz që shihni në foto e duan shumë rrezikun.

Aventurierët, Steve Fisher, Dale Jardine nga Afrika e Jugut e Sam Drevo nga SHBA, lundruan me kanoe deri në buzë të ujëvarës Victoria, e cila është më e madhja në botë.

Siç edhe mund ta shihni rreziku është i madh, e sikur të mos mjaftonte lartësia, ka disa krokodilë që qëndrojnë pak metra më larg.

Teksa shohim këto foto mund të na shkojë në mend që ata gabimisht përfunduan ‘buzë vdekjes’, por jo…aventurierët kërkonin të shijonin pamjen.

Fotografja, edhe ajo ekstreme, Desre Tate, nga Brisbane, Australi fotografoi këto momente nga një helikopter.

“Është gjithmonë e frikshme të shikosh njerëz që i afrohen kaq pranë buzës së ujëvarës, por këta janë tre njerëzit më të guximshëm, ndaj…ishte kënaqësi po ashtu”,-thotë ajo.

Komento