Ç’ndodh ne internet ne harkun e 1 minuti

Ç’ndodh ne internet ne harkun e 1 minuti

Për 60 sekonda Google u përgjigjet rreth 700 000 kërkesave për kërkim, shkarkohen rreth 600 video në Youtube, publikohen 500 000 komente  në Facebook, shkëmbehen mbi 90 000 Twiter, dërgohen 168 milionë e-maile, 232 kompjutera preken nga virusi dhe dy milionë persona shikojnë filma porno.

E gjitha kjo ndodh në internet për vetëm 60 sekonda, çka flet për shkëmbimin e paimagjinueshëm të informacioneve përmes këtij rrjeti”, thekson Go-Gulf.com.  

Me të vërtetë është vështirë të imagjinohet volumi i informacioneve, të cilat janë dixhitalizuar në çdo moment nga individë dhe ndërmarrje. Sipas ekspertëve, të cituar nga e përditshmja “Le Figaro”, njerëzimi për vetëm dy vjet krijoi më shumë informacione sesa gjatë gjithë historisë së tij. Vetëm në Facebook, shfrytëzuesit e tij çdo muaj shtojnë rreth 30 miliardë dokumente të reja. Tanimë llogaritë nuk bëhen më në mega, giga ose në tetra bite, por në zetabite, e barabartë me 1 099 511 627 776 gigabite. Gazeta “Le Figaro” ka shpjeguar se ky numër përputhet me gjysmën e rrugës që lidh planetin Tokë me planetin Mars me kompakt disqe./ikub/

Komento