Home » Ushqim » Çajat që ndihmojnë në uljen e temperaturës

Çajat që ndihmojnë në uljen e temperaturës

Për uljen e temperaturës, përveç medikamenteve, ekzistojnë edhe çajet e përgatitura me bimë të freskëta të natyrës.

Për uljen e temperaturës mjekët rekomandojnë banjë me ujë të ftohtë dhe masazh me uthull në kyçe dhe ballë.

Ngritja e temperaturës mund të shkaktohet nga substanca që lirohen në organizëm, si përgjigje ndaj infeksionit, kancerit, disa sëmundjeve joinfektive (si artriti reumatoid juvenil), disa barëra dhe vaksina.

Menjëherë temperatura mund të ngrihet gjatë lodhjes, nëse temperatura e jashtme është shumë e lartë, ose nëse fëmija pranon ushqim të nxehtë dhe pije të nxehta. Në këto raste nuk bëhet fjalë për temperaturë të vërtetë. Organizmi orvatet që me djersitje ta ulë temperaturën nga normalja.

Lëngu i limonit
Lëngu i një kokrre limoni hidhet në një gotë me ujë me sheqer. Ky lëng pihet 3 herë në ditë në rastet kur keni temperaturë. Kjo mënyrë është e vlefshme edhe për fëmijët. Por, gjithmonë duhet holluar me ujë. Ndërsa, moshat e rritura mund ta pinë edhe ashtu siç është. Në këtë mënyrë do të jepte efektin e menjëhershëm.

Sanëza
Edhe bima e sanëzës (valeriana) shërben për uljen e temperaturës së lartë. Nga kjo bimë më të efektshmet janë rrënjët e saj. Më parë rrënjët grimcohen dhe zihen në një enë, ku më parë janë hedhur 2 gota ujë. Çaji i përftuar pihet 2 herë në ditë. Edhe pluhuri i përftuar prej rrënjëve të sanëzës jep rezultate të mira në uljen e temperaturës. Nga lëngu i përftuar prej tij pihen 10 pika 2 herë në ditë.

Sherbela
Bima e sherbelës është një bimë, që shërben jo vetëm për qetësim apo për kurimin e disa sëmundjeve, por shumë lehtë ajo mund të ulë edhe temperaturën e lartë. Çaji i përgatitur nga bima e sherbelës mund të pihet çdo mëngjes esëll dhe në mbrëmje vonë. Këshillohet të pihet dy gota prej këtij çaji.

Bari i etheve
Bari i etheve është bima që njihet si një nga më të rëndësishmet, që bëjnë uljen e menjëhershme të temperaturës, edhe kur ajo përsëritet herë pas here dhe në mënyrë periodike. Pas zierjes së barit të ethes, lëngu i përftuar pihet dy herë në ditë nga një filxhan. Çaji mund të pihet i ëmbëlsuar ose jo sipas dëshirës.

Ulliri
Në rastet e sëmundjeve me temperaturë të lartë gjethet dhe lëkura e ullirit kanë veti diuretike si dhe pakësojnë sheqerin në gjak. Për këto raste u rekomandohet të gjithë të prekurve nga temperatura e lartë që të përdorin këtë kurë. Merren 40-50 gjethe ulliri dhe zihen në gjysmë litri ujë derisa te mbetet 3/4 e ujit. Përgatesa ftohet, kullohet dhe më pas hidhet në të një lugë sheqer ose mjaltë. Nga ky çaj rekomandohet të pihet nga një filxhan çaji në ditë.

Dieta
Temperatura e lartë shkaktohet nga faktorë të ndryshëm, siç janë: ftohja, gripi, sëmundjet virusale, sëmundjet ngjitëse. Ato shkaktojnë mungesë oreksi dhe dobësi trupore. Të sëmurëve nuk duhet tu jepet ushqim me forcë. Sipas mjekëve, në këto raste mbajtja e dietës është e nevojshme. Në fillim të sëmurit duhet t’i jepet çaj ose lëng frutash i freskët, gjithmonë i ëmbëlsuar me sheqer. Kur të sëmurit t’i kthehet oreksi, ai duhet të hajë ushqim me zarzavate, fruta, qumësht, supë me lëng mishi.

Disa këshilla

-Nuk duhet pirë qumësht kur njeriu ka temperaturë, sepse është i dëmshëm dhe mund të dëmtojë trurin për shkak të shpejtësisë së shndërrimit në vrer.
-Mjeket rekomandojnë për uljen e temperaturës banjë me ujë të ftohtë.Të sëmurëve nuk duhet që t’u jepet absolutisht ushqim pa dëshirën e tyre.
-Masazhi me uthull në pjesët, si, kyçet, balli, këshillohet disa herë, çdo gjysmë ore.
-Pirja e sa më shumë lëngjeve duhet të zëvendësojë ushqimin për disa orë.
-Bashkë me bimët mjekësore personi që ka temperaturë, duhet të trajtohet edhe me ilaçe.
-Rekomandohet pirja e një tablete paracetamoli çdo 4 orë.
-Çdo 30 minuta i sëmuri duhet të pijë çajet e përftuara nga bimët për të ulur temperaturën.
-37 gradë është temperatura mesatare e trupit të çdo njeriu me një aktivitet normal.
-39 gradë e deri në 40 gradë do të thotë se personi ka temperature shumë të lartë.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Print this article!

Komentoni

© 2014 Keshilla.NET · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress