Çaji i blirit pastron organizmin

Çaji i blirit pastron organizmin

Çaji i blirit pastron organizminQë moti bliri njihet për vetitë e tij terapeutike. Më së shumti përdoret për shërimin e sëmundjeve të veshkave, por edhe në hedhjen jashtë të helmeve të grumbulluara në organizëm.

Për shërim përdoret: gjethi, lulja, farat,transmeton gazeta Kosova Sot. Gjethi i blirit përmban heterozide (që nxit djersitjen), taninë, vitamina C, e gjethet saharozë, fruktozë, enzima.

Bliri zakonisht përdoret për shërimin e sëmundjeve të veshkave, nxitjen e djersitjes te ftohjet, pakëson dobësimin nervor, epilepsinë. Çaji nga bliri përgatitet nga gjethet e thara të blirit, ndërsa që brenda ditës mund të pini së paku dy gota me çaj.

Nëse dëshironi që ta shpëlani fytin dhe sipërfaqen e gojës, ju nevojitet paksa një përgatitje më e fortë e çajit: 25 gr gjethe të blirit i përzieni me 250 ml ujë të vluar e aty shtoni 5 gr sodë të bukës. I përzieni, e pini të ngrohtë.

Komento