Home » Ushqim » Çaji i kinfushës parandalon sëmundjet e mëlçisë

Çaji i kinfushës parandalon sëmundjet e mëlçisë

Bari i kinfushës në bujqësi konsiderohet si një prej barërave të këqija dhe vështirëson punën e fermerit. Por në mjekësinë popullore, për shkak të elementëve kurative që ajo përmban, jep një ndihmesë të madhe në shërimin e sëmundjeve të ndryshme.

Një rol të rëndësishëm luajnë lulet e bimës në lehtësimin e sëmundjes së sheqerit. Kjo sëmundje karakterizohet nga çrregullimi në këmbim të karbohidrateve, si pasojë e pamjaftueshmërisë së prodhimit të insulinës.

Kura

Kjo sjell ngritje të sasisë së sheqerit në gjak dhe nxjerrjen e tij me anë të urinës. Në këtë rast mjekët popullorë këshillojnë pirjen e çajit të përftuar nga lulet e bimës 2 herë në ditë. Në sajë të heterocideve të hidhura dhe të substancave të tjera që ajo përmban, bari përdoret për të shtuar lëngun e stomakut dhe për të përmirësuar oreksin. Rezultate mjaft të mira kjo bimë jep edhe për të lehtësuar dhimbjet e stomakut. Në rastet e dhimbjeve këshillohet të pihet menjëherë çaji i ëmbëlsuar me mjaltë. Përveç kësaj, pirja e çajit të kinfushës shkakton zgjerimin e enëve të gjakut, duke përmirësuar qarkullimin e gjakut dhe në uljen e tensionit të lartë. Bima nxit shtimin e leukociteve dhe ndihmon në rritjen e aftësisë vetëmbrojtëse të organizmit. Lëngu nga bima e kinfushës këshillohet të pihet për kurimin e sëmundjeve të mëlçisë, që lidhen me prodhimin e sekretimit të tëmthit. Bima jep një ndihmesë të madhe edhe për kurimin e sëmundjeve të lëkurës. Në raste plagësh apo myku këshillohet larja e lëkurës së sëmurë disa herë në ditë deri në shërimin e saj. Këshillohet që te fëmijët dozat të jenë në sasira më të vogla, pasi mund të shkaktojë të vjella.

Çaji

Për përgatitjen e çajit nevojitet një lugë me lulet e thara dhe të grimcuara të bimës, që hidhet në një enë ku shtohet një gotë me ujë. Përzierja lihet të zihet për 5 deri 10 minuta. Më pas lëngu i përftuar kullohet dhe pihet i nxehtë në 2 vakte, gjysmë ore para buke nga një gotë. Bari i kinfushëës në bujqësi konsiderohet nga fermerët si një prej barërave të këqija, që shfaqet me ardhjen e pranverës. Bima lulëzon nga muaji prill deri në qershor. Petalet e lules janë të shumta, në formë fijesh dhe me ngjyrë të bardhë në lejla. Bima gjendet kryesisht në zonat e ulëta dhe ka një jetëgjatësi të shkurtër, arrin deri 40 centimetra lartësi. Është e pasur me substanca të shumta, siç janë edhe heterocidet, acid tritepenilë, që ndihmojnë në zgjerimin e enëve të gjakut. Këshillohet që pas mbledhjes dhe tharjes, lulet, që do të shërbejnë për të luftuar sëmundjet, të mbahen në vende të thata për të mos i humbur vetitë çudibërëse. Kjo bimë mund të veprojë deri në 18 muaj pas mbledhjes së saj. Bari hyn në përbërjen e disa preparateve mjekësore, që përgatiten nga industria farmaceutike dhe që mund të tërhiqet nga farmacitë pa recetë mjekësore.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Print this article!

Komentoni

© 2014 Keshilla.NET · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress