HomeUshqim Çaji i zi, i njëjtë për nga dobia, por i gjelbri më i shtrenjtënë Ushqim Çaji i zi përmirëson qarkullimin e gjakut dhe në masë të madhe zvogëlon rrezikun nga sulmi në tru, ngase është përplot me antioksidues, të cilët luftojnë me molekulat e “dëmshme” të grumbulluara në trup. Edhe pse çaji i gjelbër është më i njohur për nga dobitë e tij për shëndetin, sipas studimit të “Tea Advisory Panel”, as çaji i zi fare nuk ia lëshon rrugën. – Mu sikurse çaji i gjelbër, çaji i zi zvogëlon rrezikun nga sulmi në tru, kanceri, diabeti dhe gjakderdhjet në dhëmbë. Që të dy përmirësojnë qarkullimin e gjakut, që rezulton me zvogëlim të rrezikut për të pësuar sulm në tru. Po ashtu, që të dy rrjedhin po nga e njëjta bimë – “Camellie sinensis”, përmbajnë të njëjtat substance dhe pozitivisht ndikojnë në shëndetin tonë, thekson dr. Keri Rakston. Një gotë çaj të zi në ditë është mirë për zemër dhe qarkullim Është përplot me antioksidues, që në mënyrën më të mirë luftojnë molekulat e dëmshme të akumuluara në trup. Hulumtimet tregojnë se njerëzit të cilët brenda ditës konsumojnë tri gota çaj të zi, 11% janë më pak të rrezikuar nga sulmi në zemër në krahasim me ata njerëz që nuk e përdorin fare çajin e zi. PrapaPara Tags: Çaji i zi Komento Anulo Shto Koment
në Ushqim Çaji i zi-indian Çaji i zi për shkak te përmbajtjes se kafeinës ka efekt stimulues dhe e zvogëlon lodhjen. Çajin e …
në Ushqim Çaji për një mëngjes të mirë Druri i çajit është shumë i qëndrueshëm, i gjelbër dhe në formë shkurreje, që mund të arrijë lartësi deri në 5 …
në Ushqim Viruset ikin nga çaji i zi dhe nga kafja Shkencërisht është dëshmuar se pijet e ngrohta me kafeinë e zvogëlojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës dhe …