Çaji i zi lufton erën e këmbëve

Çaji i zi lufton erën e këmbëve

Çaji i zi lufton erën e këmbëveA keni problem të vazhdueshëm me erën e pakëndshme të këmbëve? Kjo është një metodë e thjeshtë dhe natyrale për të eliminuar atë.

Era e këmbëve shpesh është një problem pothuajse i pazgjidhshëm për shumë persona. Ndoshta ju keni provuar me dhjetëra produkte kozmetike dhe nuk keni pasur sukses. Por, a e keni provuar çajin e zi?

Çaji i zi është i pasur me tanine, një grup antioksiduesish, të cilët neutralizojnë erën e keqe të këmbëve.

Për të përfituar nga kjo, veproni si më poshtë:

– Lërini dy qese, ose dy lugë çaji të zi të ziejnë për pesëmbëdhjetë minuta në gjysmë litër ujë.

– Më pas çajin e vluar derdheni në një legen me dy litra ujë të thjeshtë.

– Zhytni këmbët për 10 deri në 20 minuta dhe pritni rezultatet.

Komento