Çaji i zi, për një nxirje përfekte

Çaji i zi, për një nxirje përfekte

Çaji i zi, për një nxirje përfekteTë gjitha vajzat do të dëshironin të kishin një lëkurë perfekte me një tonalitet çokollate, por shumë prej nesh janë shumë larg këtij realiteti.

Mundohemi në sa e sa mënyra të nxihemi e të kemi një lëkurë sa më të shkëlqyeshme, por kjo gjë nuk është në dorën tonë.

Ekzistojnë shumë produkte dhe mënyra të cilat mund t’i japin lëkurës një ngjyrë çokollate, por ndoshta sekreti që do të ndajë Living me ju është mënyra më e thjeshtë dhe natyrale.

Pa asnjë efekt anësor shumë shpejt dhe lehtë ju do të keni ngjyrën e lëkurës që gjithmonë keni ëndërruar.

Ajo çfarë ju nevojitet është thjesht çaji i zi.

Në një tenxhere me ujë që zien vendosni rreth 10 bustina çaji të zi.

Lëreni për pak minuta deri sa uji të marrë një ngjyrë të errët.

Mbushni një shishe me këtë ujë dhe ajo çfarë ju mbetet është thjesht të lyeni trupin.

Dilni në diell dhe brenda disa ditësh ju do të dukeni sikur keni bërë një verë të tërë plazh. /Telegrafi/

Komento