HomeShëndetësi Çaji jeshil mbron nga diabetinë Shëndetësi Të paktën kështu pretendojnë një ekip studiuesish të “Dundee University”, sipas të cilëve kjo pije arrin të mbrojë nga diabeti i sheqerit të tipit 2. Studiuesit skocezë, në bashkëpunim me kolegët e “Scottish Crop Research Institute”, kanë analizuar efektin e çajit të zi në laborator dhe kanë zbuluar se përbërësit e tij, si “teflavina” dhe “terubigina”, arrijnë të bllokojnë mekanizmin e veprimit të insulinës. Në veçanti, shkencëtarët e drejtuar nga Graham Rena, kanë vërejtur se këto substanca arrijnë të imitojnë veprimin e insulinës në një proteinë, që te minjtë dhe krimbat e frutave, është parë që luan një rol kyç në marrëdhënien mes dietës dhe shëndetit. Sipas tyre, ka mundësi që këta përbërës të çajit të luajnë të njëjtin veprim në organizmin e njeriut, duke bërë të mundur parandalimin e zhvillimit të diabetit të sheqerit. Shkencëtarët skocezë kanë shpjeguar në numrin e fundit të buletinit shkencor “Aging Cell”, që megjithëse nevojiten ende studime të mëtejshme në këtë drejtim: “Për momentin bëhet fjalë për një studim fillestar që tregon për efektet dobiprurëse të çajit dhe përbërësve të tij në parandalimin e sheqerit, por dhe në ruajtjen e një shëndeti të mirë. Sigurisht që nevojiten eksperimente klinike më të thelluara te njerëzit, përpara se kjo hipotezë të ketë vlefshmëri shkencore”, ka nënvizuar Rena. PrapaPara Tags: Çaji jeshil mbron nga diabeti Komento Anulo Shto Koment
në Shëndetësi Efektet negative që i sjell përdorimi i tepërt i paracetamolit Ekspertët paralajmërojnë se përdorimi i tepërt i paracetamollit mund të jetë i dëmshëm për mëlçinë po aq sa …
në Shëndetësi Shenjat e para që tregojnë se jeni shtatzënë Lajmi më i gëzuar dhe më emociounues që mund të merrni ndonjëherë është se jeni shtatzënë. Kohë më parë, …
në Shëndetësi Vuani nga kapsllëku? Ja mënyrat natyrale për ta trajtuar Kapsllëku është një kusht shëndetësor shumë i përhapur tek njerëzit. Disa nga faktorët që ndikojnë në kapsllëk …