Çaji jeshil me xhinxher ju ndihmon të humbni peshë

Çaji jeshil me xhinxher ju ndihmon të humbni peshë

Çaji jeshil me xhinxher ju ndihmon të humbni peshëÇaji jeshil me xhinxher arrin ka efekt që brenda një muaji të shkrijë yndyrat në organizëm, kryesisht në zonat problematike, si barku dhe kofshët (tek femrat) dhe për shkrirjen e yndyrës në gjak.

Rezultatet arrihen nëpërmjet një regjimi ushqimor të zakonshëm, d.m.th. njerëzit përfitojnë rezultate pa iu nënshtruar ndonjë diete dhe regjimi të veçantë ushqimor. Duke mos pasur asnjë efekt anësor, njerëzit mund ta përdorin këtë çaj pa ndërprerje kohore, deri në realizimin e indeksit të duhur të peshës.

Çaji jeshil me xhinxher shquhet gjithashtu edhe për vlerat e jashtëzakonshme terapeutike. Ai përdoret për rigjenerimin e lëkurës, ka efekte antiplakje, është antiinflamator, parandalon dhe lufton kancerin e lëkurës, etj.

Xhinxheri parandalon dhe lufton kancerin dhe sëmundjet e zorrës së trashë, kancerit të vezoreve, është analgjezik, parandalon dhe kuron sëmundjet e zemrës, lufton çrregullimet menstruale, parandalon sulmin në zemër, kontrollon nivelin e sheqerit në gjak, lehtëson migrenën, hollon gjakun, forcon imunitetin, rrit potencën seksuale, rrit spermatozoidet, stimulon ovulimin, lufton ulçerat e stomakut, gripin, sëmundjet e lëkurës, etj.

Edhe çaji jeshil është mjaft i pasur me veti terapeutike. Për shkak të pranisë në të të katekinës, e cila është molekula antitumorale, çaji jeshil përdoret për profilaksinë e sëmundjeve kanceroze, si: leuçemia, kanceri i lëkurës, i gjirit, i veshkave, prostatës, etj. Gjithashtu, mjaft e shquar është çaji jeshil në përmirësimin e aktivitetit të mëlçisë dhe largimin e toksinave nga organizmi.

Përgatitja:

Në një litër ujë shtojmë 6 bustina me çaj jeshil si dhe 3 lugë gjelle me xhinxher të bluar (në mungesë të xhinxherit të bluar, shtojmë një dorë me xhinxher të pabluar). E vendosim mbi vatrën e zjarrit deri sa të vlojë për 10-15 minuta.

Pasi hiqet nga zjarri, tretësira kullohet.

Përdorimi:

Pihet 1 filxhan 30 minuta para mëngjesit dhe një filxhan 30 minuta pas darke.

Nëse niveli juaj i yndyrave në gjak është i lartë ose pesha trupore është e madhe, rekomandohet konsumimi 3 herë në ditë (mëngjes, drekë dhe darkë).

Komento