Çaji nga selino, shpejtojeni tretjen

Çaji nga selino, shpejtojeni tretjen

Çaji nga selino, shpejtojeni tretjenKinezët pinë çaj nga selino për largimin e lëngjeve të tepërta. Nevojiten 300 gramë selino të freskët, një qese të çajit të zi dhe pakëz mjaltë.

Lajeni selinon dhe e preni imët. Së bashku me çajin, hidheni në gjysmë litre ujë të vakët. Lëreni të qëndrojë i mbuluar për dhjetë minuta. Pastaj kullojeni dhe ëmbëlsojeni me mjaltë. Hidheni çajin në termos dhe e pini dy herë në ditë.

Materiet aromatike bimore dhe përmbajtja e lartë e kaliumit, kontribuojnë në largimin e ujit të tepërt dhe e rregullojnë tretjen. Të njëjtën gjë e bënë edhe uthulla natyrale e pemëve dhe e orizit.

Uthulla e pasur me amino-acide qumështi dhe molle, nxit largimin e materieve të dëmshme nga organizmi dhe këmbimin e materieve në mëlçi, por gjithashtu edhe stimulon sistemin nervor që të prodhojë pepsinën, materien e cila nxit tretjen dhe largon yndyrën e tepërt. Pini dy herë në ditë një gotë ujë të uthullës së mollës apo orizit, e cila mund të ëmbëlsohet me mjaltë.

Komento