Çaji që ju largon celulitin dhe zvogëlonë apetitin

Çaji që ju largon celulitin dhe zvogëlonë apetitin

Çaji që ju largon celulitin dhe zvogëlonë apetitinFarat e lirit e pastrojnë organizmin nga helmet, e rregullojnë metabolizmin, e zvogëlojnë nivelin e sheqerit në gjak dhe e zvogëlojnë apetitin

Farat e lirit janë më se të dobishme për organizmin tonë. Ato i pastrojnë zorrët dhe, në të njëjtën kohë, e ushqejnë organizmin me lecitinë. Thartirat yndyrore, të cilat gjenden në farat e lirit, aktivizojnë punën e qelizave dhjamore në organizëm, duke ndihmuar në shkrirjen e dhjamit në organizëm, prandaj edhe janë ideale për humbjen e kileve të tepërta, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Nga farat e lirit përgatitet një çaj i cili ua mundëson humbjen e kileve të tepërta pa dietë e dhembje të kokës, duke ua larguar edhe celulitin.

Përgatitja:

Në mbrëmje: merrni 3 lugë farash të lirit dhe përvëloni ato me 1 litër ujë. Lërini që të qëndrojnë gjatë natës. Më së miri është t’i lini në termos, apo në ndonjë enë me kapak. Në mëngjes i kulloni me ç’rast do ta fitoni një lëng paksa të trashë. Mos i humbni farat e lirit, sepse ato mund t’i hani për drekë, apo darkë, me pak mjaltë.

Përdorimi:

Pija e fituar konsumohet gjatë ditës, 3-4 herë nga 150 ml, gjysmë ore para buke.

Çaji përgatitet çdo mbrëmje, për të nesërmen. Pra, duhet të jetë i freskët. Këtë çaj e përdorni 10 ditë, e më pas bëni pauzë 10 ditë, duke përsëritur më pas të njëjtën procedurë. Në këtë mënyrë mund ta rregulloni peshën trupore. Humbni kilet e tepërta në mënyrë të shëndetshme dhe të sigurt. Nevojiten 3-5 tretmanë të tillë për të filluar që të humbni peshë. Duhet të pini shumë ujë gjatë ditës, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

E, ajo që ka po ashtu rëndësi, është largimi edhe i celulitit!

Komento