Cajrat, aleate kunder kolitit, ftohjes dhe nervave

Cajrat, aleate kunder kolitit, ftohjes dhe nervave

Një prej avantazheve që ka çaji është fakti se për të përgatitur çajin mjafton vetëm pak kohë dhe përbërës, nga ana tjetër është edhe tejet ekonomik.

Për përzgjedhjen e çajit e rëndësishme është zgjedhja e një çaji bimor, mundësisht të ketë qëndruar larg kimikateve, për të mos dëmtuar organizmin.

Përdorimi i çajit, veçanërisht në këtë periudhë të vitit, është shtuar shumë. Madje, thuhet se po shikohet një përhapje akoma më e gjerë qoftë në shtëpi, ashtu edhe në punë, saqë kafeja po shikohet me një tjetër “sy”. Avantazhet e çajit, të kësaj pije të ngrohtë dhe të shëndetshme, janë me të vërtetë shumë, duke ndihmuar të gjejmë ekuilibrin e duhur psikofizik, në të njëjtën kohë edhe të zgjidhë disa shqetësime të trupit në mënyrë natyrale.

Çaji
Çaji është aleat kundër shenjave që lë pas një ushqim jo i mirë apo i ngarkuar. Gjithashtu ai mund të ndihmojë veçanërisht vajzat dhe gratë në zgjidhjen e një sërë problemesh që i përkasin kryesisht grave. Një prej avantazheve që ka çaji është fakti se për të përgatitur çajin mjafton vetëm pak kohë dhe përbërës, nga ana tjetër është edhe tejet ekonomik. Për përzgjedhjen e çajit e rëndësishme është zgjedhja e një çaji bimor, mundësisht të ketë qëndruar larg kimikateve, për të mos dëmtuar organizmin.

Ankthi dhe tensioni
Për të rifituar qetësinë pas një shqetësimi apo një të papriture, qoftë edhe në një periudhë me stres të lartë, mund të konsumohet shumë mirë një çaj në mëngjes dhe në darkë, ku më të këshillueshmit janë çaji i mentës, portokallit. Nëse në mëngjes zgjohesh me dhembje koke për shkak të angazhimeve të ditës, atëherë pi një çaj menteje. Për të mundur fryrjen që përgjithësisht prek mëlçinë, si dhe për të risjellë humorin e mirë, mjafton vetëm që të përgatisni një çaj me bazë natyrale dhe bimore.

Kundër dehidratimit
Për shkak të luhatjeve të humorit ndihesh i fryrë, mund të ndihmojë shumë mirë një filxhan me çaj, shumë mirë mund të pihet edhe pas një ushqimi një çaj me bazë koperi (20 gramë), me fruta pylli (40 gramë), këto lloj bimësh ndihmojnë organizmin të pastrohet.

Problemet me tretjen
Në rast se pas drekës ndiheni të fryrë në stomak për shkak të ushqimeve të ngrëna, përgatisni një filxhan çaj që të përthithë ajrin, duke hedhur tek 25 gramë çaj jeshil, i cili shumë mirë mund të përgatitet edhe me ujë të ftohtë, në pamundësi për të pasur ujin e ngrohtë.

Kolit e ftohje
Stresi mund të ulë imunitetin tuaj, ndërkohë që ju mund të ndihmoni organizimin tuaj duke pirë tre filxhanë çaji në ditë me bazë borzilokun, pasi duhet të dini se çaji ka përbërës antiseptikë.

Pagjumësi
Në rast se vuani nga pagjumësia, mund t’ju vijë në ndihmë një çaj i përgatitur me lule portokalli (40 gramë), rozmarinë (15 gramë), mente (10 gramë), përgatisni një filxhan e piheni para darkës dhe një tjetër përpara se të shkoni të flini në rast se vazhdoni të vuani nga pagjumësia.

Çaji i shëndetshëm
Është shumë e thjeshtë përgatitja e një filxhani çaji të shëndetshëm. Kështu mund të merrni ujë të ngrohtë rreth 200 ml, përzieni dhe mbulojeni me një pjatë, ky hap është shumë i rëndësishëm, pasi nuk lë të avullohet principi aktiv i hedhur në filxhan. Pas 10-15 minutash hidheni çajin në një filxhan të dytë duke e filtruar. Nëse përdorni fara, shtypini në fund të filxhanit përpara se të hidhni ujin, në këtë mënyrë do të rrisni efektin e çajit tuaj. Mos harroni që çaji duhet të pihet gjithmonë i nxehtë, edhe pse disa e preferojnë ta pinë të ftohtë; duhet të dinë se humbet efektin e tij, në disa raste është më pak i tretshëm. Bimët që përdoren për të përgatitur çajin duhet të ruhen gjithmonë në qese kartoni, të ruhen në vende të thata, në mënyrë që të shmanget humbja e efektivitetit.

Çaji perfekt
Çajrat zakonisht përgatiten me bimë të lira, të preferueshme zakonisht janë çajrat me origjinë biologjike, për aq kohë që nuk përmbajnë pesticide dhe të sigurohet që të mbahen në një vend të thatë larg dritës së diellit. Për përgatitjen e çajit gjithashtu është e këshillueshme që të përgatitet çaji. Kështu duhet që pasi të keni hedhur direkt në filxhan, të shtoni ujin e ngrohtë, lëreni për të paktën 15 minuta ashtu të qetë me një pjatë sipër. Më pas filtrojeni çajin dhe pijen të ngrohtë, do t’ju ndihmojë shumë në çdo lloj shqetësimi që të keni.

Çaji jeshil
Ul tensionin e larte të gjakut. Pirja e çajit jeshil shtyp ose ndrydh angiotenzin II, e cila ngre tensionin e larte të gjakut. Ul sheqerin në gjak. Polifenolet dhe karbohidratet e çajit jeshil janë efektive në uljen e sheqernave në gjak. Lufton kancerin. Ka shumë studime që tregojnë që katekina e çajit jeshil është efektive në parandalimin e kancerit. Çaji jeshil ngre sistemin e imunitetit për arsye të përqendrimit të lartë të polifenoleve dhe flavenoideve. Antioksiduesit e çajit jeshil ulin kolesterinën. Çaji jeshil i gradës së lartë përmban më shumë polifenole se çaji i zakonshëm. Ai është gjithashtu i shijshëm. Gjethet e pa fermentuara të çajit jeshil janë forma e procesit më të mirë të çajit. Pirja e çajit jeshil nga gjethet 100 për qind është rruga më e mirë natyrale për të dhënë të mira më të shumta në shëndet.

Çaj kamomil
Zakonisht përdoren lulet e thara të kamomilit, që pasi ziejnë në ujë të ngrohtë, konsumohen në formën e çajit. Kamomili ka veti qetësuese. Ja përse këshillohet të pihet para se të flenë nga të gjithë ata që vuajnë nga pagjumësia ose nuk bëjnë gjumë të qetë. Ai ndihmon në tretjen dhe problemet me zorrët, qetëson dhembjet e barkut, është anti-inflamator, lehtëson dhembjet menstruale dhe problemet me dhembjet e kokës. Një tjetër funksion ka të bëjë me eliminim e gazrave të tepërta nga zorrët dhe shpesh u shtohet shampove dhe balsameve për shkak të vetive ushqyese te flokët. Por efektet pozitive janë ndier edhe te spazmat muskulore dhe problemet reumatizmale. Stabilizon zorrët në rast diarreje dhe përdoret në rast të irritimeve apo infeksioneve në rrugët urinare, për të mos folur për qetësimin e sistemit nervor. Për përdorim të jashtëm ai rekomandohet kundër problemeve me lëkurën, sidomos ekzemat dhe largimin e skuqjes së syve. Me sa kemi parë dhe dëgjuar, është një bimë që me vetitë e saj vetëm na shëron.

Komento