Çantat e mbrëmjes

Çantat e mbrëmjes

Çantat e mbrëmjesFemra ‘trendy’ gjithherë komplimentohet me fjalë si: elegante, bukuroshe, atraktive e të tjera. Por, për të marrë këto vlerësime, femra duhet të përshtatet me të gjitha trendet. Në këtë kontekst, çanta e saj luan një rol shumë të rëndësishëm. Ajo ndikon dukshëm, në vlerësimin për dukjen e saj të përgjithshme.

Pasi po flasim specifik për çantat e mbrëmjes, duhet të kemi parasysh se zgjedhja e saj është sfidë e vërtetë dhe kërkon një kujdes të madh.
Përmes këtij artikulli do të përpiqem të jap ca këshilla, që do t’ju ndihmojnë në zgjedhjen e çantës adekuate për mbrëmje.

– Preferohet që çanta e mbrëmjes të jetë e vogël, sa i përket madhësisë. Mjafton që të akomodojë imtësitë, siç janë të hollat, telefoni, buzëkuqi dhe ndonjë kozmetikë tjetër.

– Ngjyra e çantës duhet të plotësojë fustanin. Ngjyrat ari, argjend dhe zi, janë të përshtatshme me fustanet njëngjyrëshe, përderisa nëse keni veshur fustan shumëngjyrësh, atëherë mundohuni të përshtatni çantën, me ngjyrën bazë të fustanit.
– Tekstura e çantës gjithashtu kërkon kujdes të veçantë dhe gjithherë duhet ta plotësojë teksturën e fustanit. Një fustan pambuku i kombinuar me çantë të lëkurës, gjithherë do të impresionojë publikun.

– Kualiteti është një element tjetër me rëndësi në zgjedhjen e çantës së përshtatshme për mbrëmje. Kështu që para blerjes së çantës, testojeni kualitetin e saj, vështroni me kujdes çantën, qepjen e saj, materialin, në përgjithësi të gjitha elementet e saj.
– Blerja e çantës në anën tjetër është sfidë në vete. Sidomos nëse kemi pak buxhet dhe kërkojmë çantë të lirë. Blerja merr shumë kohë, pasi që dyqanet e çantave shesin çanta përafërsisht të njëjta, por me çmime të ndryshme. Në përgjithësi çmimi e përcakton dhe kualitetin, por, ndonjëherë çanta e blerë lirë, mund të na befasojë për të mirë. Apo dhe e kundërta.

– Në fund: Mos harroni të pyesni shitësin, sa kohë ka çanta gjendet në dyqan. Ajo mund të jetë ‘trendy’, por nëse ka kohë të gjatë që gjendet në dyqan, mund të pësojë dëmtime të ndryshme. Nëse prapë se prapë vendosni ta blini një çantë të tillë, inspektojeni me kujdes.

Komento