Çdo i gjashti tumor nga infeksioni ka mundur të shërohet

Çdo i gjashti tumor nga infeksioni ka mundur të shërohet

“Infeksionet me viruse, baktere dhe parazite të caktuara janë ndër shkaktarët më të rëndësishëm  të tumoreve nëpër gjithë botën, të cilët mund të parandalohen”, thonë udhëheqësit e hulumtimit.

Çdo i gjashti tumor, respektivisht rreth dy milionë raste nëpër botë janë shkaktuar me infeksionet të cilat në masë të madhe kanë mundur të parandalohen ose të shërohen, ka treguar hulumtimi, të cilin e ka kryer grupi i shkencëtarëve nga Agjencia ndërkombëtare për hulumtim të kancerit në Francë.

Ekipi shkencor i cili ka studiuar frekuencën e 27 llojeve të kancerit në 184 vende ka vërtetuar që katër lloje të infeksioneve janë shkaktarët kryesorë, ndërsa këto janë infeksionet me virusin njerëzor papiloma, heliobakterin pylori dhe viruset e hepatitit B dhe C, transmeton BBC.

Ata janë përgjegjës për 1,9 milionë të rasteve të tumoreve të qafës së mitrës, sistemit tretës dhe mëlçisë, ndërsa shumica e këtyre rasteve është në vendet që janë në zhvillim, kanë raportuar autorët e hulumtimit në punimin e publikuar në revistën “Lancet Oncology”.

“Infeksionet me viruse, baktere dhe parazitet të caktuara janë ndër shkaktarët më të rëndësishëm të tumoreve nëpër botë, të cilat mund të parandalohen”, thonë udhëheqësit e hulumtimit, Catherine de Martel dhe Martyn Plummer.

Shkencëtarët porosisin që është e nevojshme të investohet më shumë mund për t’iu përkushtuar tumoreve, zhvillimi i të cilëve mund të parandalohet dhe të njihen si sëmundje të transmetueshme.

Shkencëtarët kanë vërtetuar që përqindja e tumoreve të shkaktuara me infeksione në numrin total të tumoreve është tri herë më e madhe në vendet që janë në zhvillim se në vendet e zhvilluara, dhe që gati një e treta paraqiten te personat më të rinj se 50 vjeç.

Tek femrat kanceri i mitrës përbën gjysmën e tumoreve me infeksioneve të bartura përmes infeksioneve, ndërsa te meshkujt rreth 80 për qind janë tumore të mëlçisë dhe stomakut.

Ekipi i ekspertëve thekson që aplikimi i masave ekzistuese të shëndetit publik në luftë kundër këtyre infeksioneve, si vaksinat kundër HPV-së ose virusit të hepatitit B ose shërimi antibiotik i infeksionit me heliobakter, mund të ketë efekt të madh në reduktimin e barrës që paraqet kjo sëmundje për botën.

Komento