Cdo kg i tepert peshon 4 kg mbi kycet

Cdo kg i tepert peshon 4 kg mbi kycet

Një nga “armiqtë” më të përhapur të shëndetit ditëve të sotme janë kilet e tepërta.Ato sigurisht që janë dhe armiku më i madh i kyçeve. Çdo kg i tepërt në të vërtetë rëndon 4 kg mbi kyçet.

Si pasojë e mbi peshës shfaqet gëlqerosja e kyçeve. Mbipesha luan një rol të rëndësishëm në shtimin e ankesave të të sëmurëve me probleme gjuri.

Sa here që ulemi e ngrihemi mbi kyçin e gjurit vendoset trefishi i peshës së përgjithshme të trupit. Në një ecje me tempo të lartë kjo peshë mund të pesë ose gjashtëfishohet. Gjatë vrapimit ajo shtohet edhe më shumë. Për këtë arsye çdo kg i tepërt rëndon 2 ose 4 herë më shumë tek kyçet.

Pra gjunjët e personave të cilët kanë 5 kg më shumë mbajnë një peshë afërsisht 15 kg gjatë uljes ose ngritjes. Në të kundërt të kësaj që thamë çdo kg i dhënë i shpëton kyçet nga 3-4 kg.

Komento