Celularët janë shumë të rrezikshëm për fëmijët

Celularët janë shumë të rrezikshëm për fëmijët

Fëmijët nuk janë “të voglit e rritur”, pohon profesori i fizikës dhe eksperti për rrezatim, Lawrie Challis, këshilltar i qeverisë britanike i cili së fundi ashpër është sulur kundër përdorimit të celularëve nga fëmijët dhe paralajmëroi për rrezikun nga rrezatimi për organizmin e ri.

Madje edhe adoleshentët duhet ta kufizojnë përdorimin e telefonit mobil vetëm për dërgimin e SMS-ve, dhe jo për telefonimin, pasi që kjo do të zvogëlojë ekspozimin në rrezatim, pohon Challis. Ai shtoi se nuk ekziston dëshmi që vërteton që fëmijët janë më të ndjeshëm në rrezatim se të rriturit, megjithatë, kjo mundësi nuk mund të hedhet poshtë.

Besoj që është e mundshme që rrezatimi ka ndikim më të dëmshëm për fëmijë pasi që imuniteti i tyre ende është në zhvillim, dhe e dimë që fëmijët janë të ndjeshëm në gjëra të tjera, të themi në rreze ultra vjollcë”, sqaroi profesor Challis.

Komento