Cerdhja zvogëlon rrezikun nga astma

Cerdhja zvogëlon rrezikun nga astma

Cerdhja zvogëlon rrezikun nga astmaSa më shumë që të ketë fëmijë të tjerë në çerdhen në të cilën fëmija qëndron derisa t’i mbushë tre vjet, është rreziku më i vogël se do të sëmuret nga astma, tregon studimi i ri amerikan.

Ky zbulim paraqet edhe një vërtetim të së ashtuquajturës hipotezë higjienike, sipas së cilës ekspozimi i hershëm i sistemit imun të fëmijës ndaj mikrobeve, kafshëve dhe fëmijëve të tjerë, mund të jetë si një preventivë kundër astmës, thotë udhëheqësi i studimit dr. Methju Gurka. Dr. Gurka dhe ekipi i tij kanë studiuar të dhënat afatgjate të një studimi të institutit nacional amerikan për shëndet dhe zhvillim të fëmijëve, i cili kishte përcjellë mbi 1000 fëmijë, të lindur në vitin 1991 derisa kanë mbushur 15 vjet.

Në mesin e këtyre fëmijëve, tre për qind e tyre kanë pasur astmë rezistuese që nga mosha 3 vjeçe, derisa edhe tek 16 për qind e tyre astma është zhvilluar deri në moshën 15 vjeçe.

Gati për çdo të pestin fëmijë i cili është përfshirë në këtë studim, deri në moshën 3 vjeçe janë përkujdesur prindërit në shtëpi. Po ashtu, çdo i pesti fëmijë ka filluar të shkojë në çerdhe mes moshës 16 muajsh dhe 3 vjeçe.

Komento