Ç’është rubeola?

Ç'është rubeola?

Rubeola është sëmundje virale që paraqitet në fëmijëri. Transmetohet përmes sekreteve respiratore që hidhen në ajër (mukus nga hunda dhe goja).

Nësë gruaja e paimunizuar infektohet me rubeolë, fëmija i saj mund të vdes para lindjes ose mund të lind me dëmtime serioze, siç janë katarakta, retardacioni mendor, shurdhësia, të metat e zemrës, shpërthim në lëkurë dhe zmadhim të mëlçisë dhe shpretkës.

Cilat janë shenjat dhe simptomat?

Fëmijët me rubeolë zakonisht kanë ngritje të lehtë të temperaturës, shpërthim në lëkurë me njolla të kuqe me madhësi mesatare dhe gjëndra të zmadhuara dhe të ndjeshme, pas veshëve dhe në qafë.

Të rriturit mund të kenë një ngritje të lehtë të temperaturës, kokëdhembje dhe rrjedhje hundësh. Ata mund të ankohen në dhembje dhe ënjtjura të nyjeve.

Infeksioni mund të kalojë edhe duke mos u shfaqur simptoma të qarta.
Në raste të rralla, mund të vijë deri te inflamacioni i trurit.

Sa zgjat periudha e inkubacionit?
Periudha e inkubacionit zgjat nga 14-21 ditë pas ekspozimit.

Sa kohë fëmija është ngjitës për të tjerët?
Periudha ngjitëse dallohet te rubeola postnatale dhe te ajo kongjenitale.

Rubeola postnatale : 1 javë para shfaqjes dhe 7 ditë pas shfaqjes së shpërthimit në lëkurë.
Rubeola kongjenitale : këto foshnja llogariten se janë ngjitëse deri në fund të vitit të parë ose derisa nuk fitohen kultura negative nga urina dhe sekretet nazofaringjeale (që janë marrë pas muajit të tretë).

Kur mund të kthehet fëmija në çerdhe/shkollë?

Rubeola postnatale-7 ditë pas paraqitjes së shpërthimit.
Rubeola kongjenitale- pas një viti ose derisa nuk fitohen kultura negative nga urina dhe sekretet nazofaringjeale.
Parandalimi

Sëmundja mund të prevenohet më vaksinim. Kjo vaksinë jepet së bashku me vaksinën për parotit dhe morbili në moshë prej 15 muajsh, dhe është e domosdoshme në vendin tonë. Doza e dytë jepet në moshë prej 4-6 vjet ose 11-12 vjet. Nëse fëmija juaj nuk është i imunizuar për rubeolë, kontaktoni me mjekun tuaj që ta vaksinoni.

Nëse dyshoni që ka rubeolë kontaktojeni mjekun. Nëse e vërteton diagnozën, informoni përgjegjësit në çerdhe/shkollë, që të mund të ndërmarrin masa mbrojtëse.

Komento