Çfarë bëni kur ju dridhet trupi?

Çfarë bëni kur ju dridhet trupi?

Nga çrregullimet neurologjike, që ndryshe njihet si sëmundja e Parkinsonit, në botë vuajnë rreth gjashtë milionë njerëz. Kjo sëmundje prek personat më të moshuar se 60 vjeç, më shumë meshkujt, në krahasim me femrat.

Nëse hasni në ngërçe në muskujt e dorës, këmbëve apo qafës dhe e keni të vështirë të lëvizni, kërkoni ndihmën e neurologut.

Edhe pse sëmundja e Parkinsonit është identifikuar para 200 vetëve, edhe më tutje në mënyrë krejt të saktë nuk është vërtetuar shkaku që e shkakton e as nuk është caktuar ndonjë terapi që e shëron.

– Sëmundjen e Parkinsonsit e karakterizojnë simptoma: Dridhjet, ngërçet në muskujt e dorës, këmbëve dhe qafës, si dhe ngadalësimi në lëvizje.

Tek një numër më i madh i pacientëve në fillim shfaqet dridhja e duarve. Në fazën fillestare shumë pak vërehet, por me kalimin e kohës kjo dridhje sa vjen e shtohet. Pacientët ndihen në siklet ngase me vështirësi mund të kryejnë aktivitetet e tyre të përditshme, sidomos e gjithë kjo të përcillet me çrregullim të ekuilibrit dhe koordinimit.

Pos kësaj, ekzistojnë edhe shumë simptoma tjera, si: çrregullimi i aromave, gjumit, disponimi dhe problemet me shtypjen e gjakut, pastaj depresioni dhe lodhja e shpejtë.

– Sëmundja nuk zhvillohet me të njëjtën shpejtësi tek secili pacient. Disa prej tyre jetojnë me vite derisa t’i vërejnë simptomat, përderisa disa të tjerë aktivitetet e tyre ditore nuk mund t’i kryejnë pa ndihmën e të tjerëve.

Si caktohet diagnoza

Caktimi i diagnozës së kësaj sëmundjeje është vështirë të bëhet, sepse simptomat e kësaj sëmundjeje vështirë dallohen nga sëmundjet e tjera. Vlerësimin e parë mund ta japin vetëm ekspertët, neurologët. Për caktimin e diagnozës duhet të ekzistojnë këto dukuri apo çrregullime:

* dridhja

* lëvizja e çrregulluar apo përkufizuar

* dridhja e duarve derisa jeni të qetë

* probleme me lëvizjen e qafës

* ngritja me vështirësi nga karrigia

* paaftësia e vendosjes së ekuilibrit gjersa qëndroni në këmbë dhe ecni.

Komento