Çfarë do të thotë kur hipertensioni kalon në fazen 2

hypertension

Do të thotë që hipertensioni juaj, (presioni i gjakut) është aq lartë sa mund të shkaktojë një infart në organzimin tuaj. Ju duhet të kujdeseni shumë për shëndetin tuaj që të ri-ktheni në normalitet presionin e gjakut.

Presioni i gjakut konsiderohet normal nëse numri i rrahjeve të zemres është 119 dhe nr i presionit të qarkullimit të gjakut ndërmjet dy rrahjeve të zemres është 79, ose më poshtë. Në ato rastë kur presioni i gjakut është; ai i rrahjeve 120-139 dhe ai i qarkullimit 80-89 kemi të bëjmë me hipertension. Faza e parë e hipertensionit e kemi kur aparati tregon 140-159 me 90-99, ndërsa faza e dytë kemi kur hipertensioni ka arritur 160 nr i rrahjeve të zemres dhe qarkullimi i gjakut ndërmjet rrahjeve ka kaluar 100.

Faza e dytë e hipertensionit është shumë e rrezikshme, mjafton të mendoni që numri i sistoles të rritet me 20 mmHg dhe ai diastolik 10 mmHg e rrisin 120/80 mundësinë që ju të vdisni nga një goditje infarti.

Nëse ju e gjeni veten në këto parametra atëherë duhet të keni kujdes dhe të trajtoheni me medikamentet e duhura. Por medikamentet nuk janë e vetmja zgjidhje për ju, prandaj nëse ndryshoni sadopak stilin e jetës që ju bëni, edhe ilaçet mund të kenë një efekt më shumë pozitiv.

Kjo do të thotë që të dobësoheni pak, të bëni të pakten 30 minuta ecje gjatë ditës, madje çdo ditë të javës aq më mirë do të jetë për organizmin. Kontrolloni shpesh sasinë e natriumit në organizëm, mbani një dietë të shëndetshme, limitoni sasinë e alkolit që konsumoni brenda një ditë, 1 shishe për femrat dhe dy për meshkujt.

Stop duhanit, dhe perpiquni të qëndroni larg situatave emocionale stresuese. Kështu, ju duhet të përpiqeni vetë që të monitoroni presionin e gjakut tuaj me anë të kujdesit shëndetsor. Vetë-monitorimi, është zgjidhja e duhur për këtë sëmundje. Nëse ju e anashkaloni këtë mund të keni atak kardio-vaskular dhe dëmtim të veshkave.

Komento