Çfarë duhet bërë në rastet e pranisë së djegies së stomakut/urthit, rikthimit të ushqimit në ezofak, tretjes së dobët dhe dëshirës për ushqime të veçanta?

shtatzënisë

shtatzënisëDuhen shmangur mbingarkesat në stomak me ushqim të rënda. Ushqimi duhet të merret gjatë ditës në racione të fraksionuara, psh 6-7 ose 8-9 herë në ditë.

• Duhet shmangur ushqimet që treten me vështërsi si të skuqurat, salcat, ushqimet e rënda, erëza apo ushqime me shumë kripë, lëngjet me gaz dhe kafeinë.

• Rregullimi i pozicionit shtrirë, gjatë gjumit të natës, për të parandaluar rikthimin e ushqimit në ezofag. Gjysma e natës mund të kalohet me dy jastekë dhe gjysma tjetër me një jastëk.

• Për lehtësuar urthin dhe aciditetin, mund të merret antiacid, sodë buke, hidroksid magnezi ose alumini.

• Në raste vërtetë të vështira, për të ndihmuar tretjen mund të përdoren preparate që ndihmojnë sekretimin e tëmthit dhe të lëngut pankreatik.

• Medikamentet që zvogëlojnë sekretimin e lëngut të stomakut dhe reduktojnë djegien, janë mjetet e fundit që mund të përdoren, por gjithnjë nën rekomandimin e mjekut.

• Kur gjendja paraqitet me urth dhe/ose aciditet, duhen shmangur nga ushqimi yndyrnat.

• Përdorimi i pantallona ose fundeve të gjëra në jetën e përditshme, favorizojnë tretjen e mirë të ushqimit.

Ngërçet gjatë natës

Ngërçet gjatë natës janë fenomen i shtatzënisë klasike, sidomos në javët e fundit të saj. Edhe pse nuk është e qartë se kush është shkaku, mendohet se shkaku mund të vijë nga zhbalancimi i elektroliteve të vogla.

Çfarë duhet bërë në rastet e pranisë së ngërçeve gjatë natës?

• Kripërat minerale të kaliumit dhe magnezit kanë dhënë rezultat pozitiv, kur janë përdorur në rastet e tilla.

• Kur shkohet për të fjetur, shtatzëna duhet të përpiqet për të mbajtur gishtërinjtë të relaksuar.

• Përdorimi i batanijeve/jorganëve të ngrohtë por të lehtë dhe të butë, në mënyrë që pesha e tyre të mos rëndoj mbi gishta gjatë natës, është efikas.

• Rekomandohet kryerja e disa ushtrimeve të lehta në pozicionin e shtrirë në shpinë, para se të shkohet për të fjetur.

Marrja e frymës dhe ndjeshmëria e rrahjeve të zemrës

Në tremuajorin e tretë të shtatzënisë, rritja e uteruesit sjell si pasojë ngritjen e diafragmës duke ushtruar presion në zemër dhe mushkri. Si rezultat, ndihet vështërsi në frymëmarrje e cila vjen duke u shtuar me afrimin e ditës së lindjes. Zemra temton të marrë pozicion horizontal dhe bën punë më të ngarkuar për të rritur volumin e gjakut qarkullues. Të gjitha këto fenomene, çojnë në rritjen e frekuencës kardiake. Ndjeshmëria e rrahjeve të zemrës është më e shpeshtë në disa pozicione dhe ndryshon nga një grua te tjetra.

Këtë gjendje e sjell edhe ushqyerja e rëndë, duke shtuar kështu fryrjen në stomak.

Çfarë duhet bërë në rastet e pranisë të marrjes së frymës dhe rritjes së rrahjeve të zemrës?

• Fenomenet janë fiziologjike, prandaj nuk është i nevojshëm asnjë lloj trajtimi.

• Kujdes duhet pasur shtesa në peshë.

• Duhen evituar ushqimet e rënda sidomos gjatë paranatës dhe natën.

• Nuk duhet konsumuar pije/lëngje me gaz.

• Rekomandohet, që gjumi të fillojë në pozicion të përshtatshëm.

Çrregullimet në hundë

Gjatë shtatzënisë, mukoza e hundës e cila vesh pjesët ballore dhe rrënjën e hundës, fryhet si rezultat i shtesës së hormoneve në gjakun qarkullues duke provokuar kështu një sinozit. Kjo shpjegon edhe përse disa gra, duket sikur vuajnë nga ndonjë e ftohur e vazhduar në muajt e fundit të shtatzënisë. Ky çrregullim nuk krijon asnjë problem gjatë lindjes dhe nuk duhet shkak për tu shqetësuar. Sinoziti kalon pas lindjes.

Çfarë duhet bërë në rastet e pranisë së çrregullimeve të hundës?

• Duhet pirë sa më shpesh lengje.

• Mund të përdoret një vaporizator (aparat avulli), të mbushur me ujë të freskët me të cilin spërkatet goja dhe të lagen buzët gjatë kontraksionit.

Dhimbjet në rrezë të kofshëve

Gjatë fundit të shtatzënisë, shumë gra ankojnë për dhimbje në fund të barkut, në rrëzë të kofshëve. Kato ndodhin si rezultat i tërheqjes të ligamenteve lateral, që mbajnë mitrën. Ligamentet janë mjaft të tërhequr dhe mund të ndihen edhe me gishta.

Çfarë duhet bërë në rastet e pranisë së dhimbjeve në rrëzë të kofshëve?

• Duhen evituar lëvizjet e forta, si ngritja menjëherë nga pozicioni ulur ose shtrirë.

• Mos qëndrimi gjatë në këmbë dhe ndrimi i shpeshtë i pozicionit edhe gjatë qëndrimit ulur.

• Qëndrimi shtrirë në njërën anë, mund të ndihmohet me vendosjen e një jastëku nën bark, për të lehtësuar peshën e mitrës.

Komento