Çfarë duhet bërë për një lëkurë të kombinuar?

Çfarë duhet bërë për një lëkurë të kombinuar?

Lëkura e kombinuar është një lloj i zakonshëm i lëkurës, ku një personi i duhet të merret njëkohësisht me dy probleme klasike – lëkurën e thatë dhe lëkurën e yndyrshme.

Për shkak se lëkura e hundës, mjekrës, qendrës së ballit dhe faqeve ka gjëndra yndyrore më tepër se çdo pjesë tjetër e lëkurës së fytyrës, këto zona priren të jenë më të yndyrshme se sa zonat e tjera.

Në të njëjtën kohë, zonat që nuk kanë gjëndra yndyrore mund të thahet ose plasaritet. Problemet acarohen më tepër kur lëkura e kombinuar trajtohet në mënyrë uniforme, çka zgjidh ose lehtëson problemin në një zonë, por acaron më keq problemin në zonën tjetër.

Shumë nga përbërësit që janë të përshtatshëm për zonën T-(zona në qendër të ballit dhe poshtë hundës, ku ndodhen pjesa më e madhe e gjendrave të yndyrës), nuk ndihmojnë aspak në trajtimin e problemeve në pjesët e thata – faqet, sytë dhe pjesa e nofullave – dhe anasjelltas. Produkte të veçanta janë të nevojshme për të trajtuar llojet e ndryshme të lëkurës në fytyrën tuaj.

Pasi ju të pranoni këtë fakt, lëkura e kombinuar mund të sillet në ekuilibër, të paktën deri në atë shkallë që mund të veprojnë produktet e përdorura! Në fakt, “ekuilibër” është një fjalë kyç kur bëhet fjalë për lëkurën e kombinuar. Qëllimi është që të siguroheni se zonat e yndyrshme dhe të thata të lëkurës suaj trajtohen me produkte të përshtatshme që adresojnë nevojat e tyre specifike.

Parimet e trajtimit

Rregulli themelor për trajtimin e lëkurës aplikohet shumë më strikt në rastin e lëkurës së kombinuar. Në se përdoren produkte abrazivë ose irritues për kujdesin ndaj lëkurës, kjo vetëm do të shkaktojë tharje të mëtejshme në zonat e thata dhe do të favorizojë krijimin e një pamje të ashpër dhe të skuqur në zonat yndyrshme. Trajtimi i tepërt abraziv i lëkurës së fytyrës së yndyrshme, jo vetëm që nuk e zgjidh problemin, por e përkeqëson më tepër atë.

One Comment

  1. per fetyren time te moshuar me noveitet

Komento