Çfarë është alergjia

allergic-reaction2

Reaksioni alergjik është një reagim i mënjëhershëm i sistemit mbrojtës njerëzor ndaj substancave alergjike. Susbtancat alergjike mund t’i ndeshim në; produkte kimike, ushqime, ilaçe mjeksore, bimë, pluhuri i luleve, aroma e tyre, etj.

Simptomat e një reaksioni alergjik variojnë që nga ato më të thjeshtat, deri tek ato më të bezdisshmet, me dhimbje dhe ato që arrijnë të kërcenojnë jetën e njerëzve.

Alergjia mund të prekë pjesë të ndryshme të trupit si; rrugë të frymarrjes, sytë, hundët, mushkëritë, dhe lëkuren. Disa reagime alergjike si skuqje dhe enjtje të lëkurës shkaktohen nga pickimi i ndonjë insiekti, ose kur prekni një bimë të lyer me helme kimike. Ky lloj reagimi prek vetëm një pjesë të trupit, ndërsa disa lloje tjera alergjish bën që të preket i gjithë trupi duke shkaktuar arcarim dhe enjtje të lëkurës, vështirësi në frymëmarrje, etj.

Një lloj shumë i rëndë alergjie i quajtur Anaphylaxis mund të shkaktojë shok madje dhe vdekjen e një personi. Reagimet alergjike nuk ndodhin herën e parë, që një person është në kontakt të drejtëpërdrejt me reaksionin alergjik. Njeriu bëhet i ndjeshëm ndaj këtyre kimikateve sa herë që të ekspozohet afër tyre.

One Comment

  1. A mund te publikoni dicka me shume rreth kesaj lloj alergjie te shfaqur ne foto?
    Nga se shkaktohet, si mund te parandalohet?
    Faleminderit

Komento