Çfarë është dashuria romantike?

SONY DSC

Megjithëse, tingëllon pak si utopi, dashuria romantike është elementi më i fuqishëm i dashurisë rinore. Ajo konsiderohet si “dashuri e përjetshme” që nuk e humb fuqinë, po të zgjasë edhe me shekuj të tërë, dhe atë me intensitet të pa zvogëluar. Fuqia e saj është aq dominuese sa që logjika, në raste të tilla, e humb kuptimin dhe sakrificat kalojnë çdo kufij. Edhe më sublimja përball saj, pra vet kuptimi i jetës, nuk paraqet asnjë lloj sfide. Andaj nuk thuhet kot se dashuria romantike është opiumi më efektiv që mund të ekzistoj.

Dashuria e çiltër shihet edhe në fund të detit

Kur të djersitën duart, zemra të rrahë shpejte zëri të mbetet në fyt
Jo, kjo nuk është dashuri kjo është pëlqyeshmëri.

Kur nuk mundesh ta largosh shikimin ose duart nga ai/ajo
Jo, kjo nuk është dashuri kjo është pasion.

Kur përmallohesh sepse e di se ai/ajo është atje
Jo, kjo nuk është dashuri kjo është vetmi.

Kur të tërheq tjetri/ra megjithatë mbetesh me të dashurin/ën e parë
Jo, kjo nuk është dashuri kjo është lojalitet.

Kur mbetesh pranë tij/saj pasi e dinë se të do dhe nuk dëshiron ta lëndosh
Jo, kjo nuk është dashuri kjo është keqardhje.

Kur je më tëtë puthë të mban për dore
Jo, kjo nuk është dashuri kjo është pasiguri.

Kur ja fal gabimet pasi përkujdesesh dhe shqetësohesh për të
Jo, kjo nuk është dashuri kjo është shoqëri.

Kur ai/ajo e ndjenë zemrën tënde dhe të prek thellë në shpirt dhe kjo të godet fuqishëm…
Po kjo është dashuri!

Kur je në gjendje t’ia dhurosh zemrën tënde, jetën tënde vdekjen tënde.
Po kjo është dashuri!

Komento