Çfarë është Sifilizi

Secondary-Syphilis

Sifilizi është një sëmundje seksualisht e transmetueshme dhe është mjaft serioze. Kjo sëmundje ndahet në tre pjesë; sifiliz i parë, sifiliz i dytë dhe sifiliz i tretë. Sifilizi i parë është ai që ne ndeshim zakonisht në pamje të parë tek femrat dhe meshkujt të cilët vuajnë nga ulçera, ose gangrenë e ulçeres.

Sifilizi mund të shfaqet në vende të ndryshme në varësi të marrëdhënieve seksuale që janë kryer. Tek mashkulli zakonisht sifilizi shfaqet në formë ulçere (një puçërr e vogël) anash penisit ose në maje të penisit dke shkaktuar dhimbje të forta. Tek femra sifilizi shfaqet në hyrje të vagines, gjithashtu mund të shfaqet edhe në fytin e ndonjë individi nësë ai kryen marrdhenie orale, dhe në rrugët anale nëse kryhet marrdhënie seksuale anale.

Sifilizi i tretë është një formë e rëndë e kësaj sëmundje. Është faza e fundit e cila kërkon një trajtim mjeksor shumë të fortë për t’a kuruar. Nësë sifilizi prek pjesën e trurit mund të jetë shumë i rrezikshëm sepse do të shkaktojë mungesë të theksuar në aftësitë e njeriut. Edhe sifilizi i dytë është mjaft i rëndë por mund të trajtohet me kura më të lehta.

Komento