Çfare i shkakton dhe si kurohen hemoroidet

Çfare i shkakton dhe si kurohen hemoroidet

Çfare i shkakton dhe si kurohen hemoroidetNjë nga shqetësimet shëndetësore që lidhen me ushqimin është problemi i hemoroideve. Faktorët që ndikojnë në formimin e tyre janë shtatzënia, moshimi, konstipacioni (kapsllëku), diarreja etj. Në përcaktimet e mjekëve, hemoroidet mund të jenë të brendshme dhe të jashtme.

Nuk ka një ndarje gjinore, se kush mund të preket nga ky problem shëndetësor. Janë shumë të shpeshta rastet e hemoroideve, si te gratë, ashtu edhe te burrat. Pothuajse gjysma e popullsisë vuan nga ky shqetësim rreth moshës 50 vjeç. Gratë shtatzëna janë gjithashtu të predispozuara, situatë e cila shpjegohet me presionin që fetusi shkakton në bark. Gjithsesi, ky është një problem kalimtar.

Trajtimi me ilaçe është një mënyrë që lehtëson simptomat e hemoroideve, por janë të rëndësishme masat parandaluese në formimin e tyre. Në këtë pikë, rëndësi kryesore ka dieta, pra përzgjedhja e ushqimeve.

Në dietën e rekomanduar për hemoroidet, në vend të parë qëndrojnë frutat. Mollë, dardha, shegë, luleshtrydhe, kumbulla, pjeshkë, ananas etj., janë disa nga frutat që e përmirësojnë gjendjen shëndetësore.

Por nuk duhen lënë pas dore as perimet, pasi roli i tyre është thelbësor. Më të rekomanduarat janë sallata, karrotat, lulelakra, panxhari, bishtajat, kungulli etj. Uji është një element, që duhet të jetë shumë i pranishëm në këtë dietë. Përveç tij, edhe ushqimet e pasura me fibra, si buka e zezë. Mjekët mund të rekomandojnë edhe fibra suplementare, përmes produkteve farmaceutikë. Sigurisht që, nuk duhet lënë pas dore as aktiviteti fizik, pasi përfitimi prej tij është i gjithanshëm.

Por ka edhe ushqime, të cilat duhen shmangur në mënyrë kategorike. Produktet pikante, ushqimet e ëmbla, pijet energjike, pijet alkoolike, ushqimet e “Fast Food”-it, por edhe patatet e skuqura nuk duhet të konsumohen, nëse dëshironi të mos vuani nga hemorroidet.

Komento