Çfarë janë fantazitë seksuale

Çfarë janë fantazitë seksuale

Fantazitë seksuale janë ëndrra, vizione imagjinate, mendime të cilat do të donit të ktheheshin në realitet. Fantazitë e çdokujt kanë një nivel të caktuar.

Fantazia është një pjesë thelbësore e natyrës njerëzore. Fantazia aktive shihet se diçka shumë e shëndetshme tek fëmijët, një fazë e cila tek disa njerëz nuk kalohet kurrë. Shumë individë e kanë të pamundur të fantazojnë.

Edhe nëse një njeri përpiqet të ndrydhë imagjinatën e tij gjatë ditës, të gjithë pasionet e tij të pandërgjegjshme do të shfaqen gjatë fjetjes.

Të kuptosh fantazitë
Ka një linjë të gjatë të shijeve personale të fantazisë seksuale, shtiu siç mund të ketë shije të ndryshme për gjatë ta ndryshme. Disa njerëz mund të ndihen në siklet për fantazitë e tyre, duke menduar se po mendojnë diçka të papranueshme nga të tjerët, nga shoqëria që i rrethon. Fantazitë seksuale mund të shprehin një aspekt të mendjes se papërgjegjshme të njeriut.

Për shembull, fantazitë për të qenë të bindur apo pasivë mund të lidhen drejtpërdrejt me dëshirën për të eksperimentuar një nxitje të lartë seksuale pa përgjegjësi personale. Zakonisht imagjinohet për diku ku është e pamundur t’i realizosh ne jetën reale, si për shembull imagjinata për të kryer seks në vende publike, apo me një person të veçantë. Ndonjëherë këto fantazi vijnë në mendjen e njeriut pikërisht sepse janë të pamundura në jetën reale.

Të fantazosh për njerëzit
Disa njerëz shqetësohen sepse fantazojnë për dikë tjetër, i cili nuk është partneri i tyre duke menduar këtë si një akt tradhtie, duke besuar verbërisht se kjo është një dëshirë që nuk tregon aspak besnikëri. Në fakt ky është një rast shumë i rrallë. Të dhentat tregojnë se personat të cilat kanë këtë lloj fantazie janë më të lumtur, më të dashuruar dhe kanë një lidhje më të besueshme. Në këtë mënyrë mendja zbulon vende që trupi nuk ka aspak në mend t’i vizitojë.

Vlerat e fantazisë
Seksi fillon në tru. Kështu që një imagjinatë aktive mund të nënkuptojë se jeni gati për seks përpara se një tregues fizik ta vërtetojë këtë gjë. Në këtë mënyrë dëshira dhe nxitja seksuale janë në një nivel më të lartë. Disa njerëz besojnë se një imagjinatë seksuale aktive mund të jetë baza për të pasur një marrëdhënie seksuale shumë të larmishme si në romantizëm edhe në seks. Kjo mund t’u vijë në ndihmë në mënyrë të veçantë partnerëve të cilët nuk kanë karakterin e aventurierit.

Por nga ana tjetër, nëse mendoni se të eksperimentoni në shtrat është një eksperiencë e sikletshme, fantazia ju ofron mundësinë të lini të lirë imagjinatën tuaj dhe të bëni atë që nuk do ta kishit menduar asnjëherë. Fantazia seksuale mund të përdoret si një arenë praktike ku mund të ndërtoni besimin përpara se të nisni diçka më të fortë. Në terapitë fizikoseksuale imagjinata përdoret zakonisht për të bllokuar mendimet negative. Nëse gjatë një takimi seksuale vini re se mendja juaj mendon gjithmonë për gjëra të këqija, aspak joshëse dhe eksituese , fantazia mund të jetë një zgjidhje shumë e mirë për t’u ripërqëndruar në kënaqësinë seksuale.

Pse është i rëndësishëm komunikimi
Në të shumtën e rasteve meshkujt në komunikimet e tyre me femrat, një gjë e thonë e një gjë tjetër në realitet e mendojnë. Për të qenë e suksesshme në pushtimin dhe mbajtjen e mashkullit që e doni, analizoni me kujdes fjalët që i thotë duke mos i lejuar në anën tjetër imagjinatës tuaj që të krijoj fotografi joreale në kokë. Kur mashkulli thotë se nuk ka kohë të mjaftueshme dhe se vërtet është i zënë me punë, atëherë në raste të shpeshta ai mendon, “Nëse paraqitem se jam i zënë me punë, do të fitoj pak hapësirë dhe ajo do të përpiqet që diku tjetër të kërkoj argëtim”.

Nëse mashkulli ju thotë: Do të telefonoj më vonë, mos e lini me kaq. Nëse më vonë nuk ju ka thirrur, provoni ju ta thirrni. Në çastin kur duhet të telefonojnë një vajzë, meshkujt hasin në shumë pengesa psikike. Këtë nuk duhet ta merrni seriozisht ngaqë aftësia e koncentrimit te meshkujt është e kufizuar për këto gjëra. Nëse gjithsesi dëshironi t’ju lajmërohet, duhet të përpiqeni t’i leni diçka në kujtesë të tij, që vazhdimisht do ta përkujtoj në ju.
Nëse dëgjoni që një mashkull ju thotë: “Më duhet pak hapësirë”, atëherë me seriozitet duhet ta kuptoni këtë theksim të tij. Në të vërtet me atë thënie ai dëshiron që në mënyrë pak më njerëzore t’ju thotë: “Pse nuk zhdukesh diku larg syve të mi së paku për një kohë”.

Si mund të përmirësohet jeta seksuale
Selli, 29 dhe Tomi 31 vjeç, kanë më shumë se një muaj që janë martuar por megjithatë jeta e tyre seksuale është shumë e tendosur. Tomi tregon se kur ata filluan të frekuentoheshin kur bëhej fjala për seks nuk dinin të ndaleshin, por tani janë shumë të lumtur nëse bëjnë seks një herë në muaj. Duke mos qenë e përhershme jeta e tyre seksuale është kthyer në rutinë dhe pa fantazi. Jeta e tyre seksuale filloi të humbte sidomos pas lindjes së vajzës së tyre 10 muaj më parë. Tomi filloi t’i kushtonte aq shumë vëmendje vajzës, dhe e la totalisht në plan të dytë bashkëshorten.

Për shkak të insistimit të babait, vajza vazhdonte të flinte në dhomën e prindërve dhe megjithëse ai e pranonte se prezenca e saj aty i pengonte ata të kryenin marrëdhënie sipas dëshirës, ai nuk pranonte që ajo të shkonte në një dhomë tjetër. E gjitha kjo ka pasur edhe ndikimin në dëshirën e tij seksuale. Ai shqetësohej se nëse gjërat nuk ndryshonin Selli do të kërkonte diku tjetër atë që ai nuk i ofronte. Vetëm pas një trajtimi me psikologë, Tomi pranoi që vajza të flinte në një dhomë tjetër. Në një periudhë shumë të shkurtër kohore pa dyshim që pati shenja përmirësimi. Tomi dukej sikur kishte rilindur dhe pas eksperimentimit të disa pozicioneve të reja ideja e të pasurit vajzën larg nuk i dukej më aq e keqe.

Dyshimet për jetën seksuale
Olivia 36 vjeç dhe Simoni 36 vjeç,kanë 4 vjet që jetojnë bashkë dhe kane një vajzë të quajtur Amelia. Jeta e tyre seksuale ishte shumë e kënaqshme dhe spontane dikur por tani duket si mbetja e një fushe beteje. Çarjet filluan një vit pas lidhjes së tyre kur Simoni filloi të bëhej më pak i tërhequr seksualisht dhe ndaloi së bëri seks oral me Olivian me justifikimin që ishte i pisët dhe johigjenik. E refuzuar pa asnjë arsye,Olivia iu kundërpërgjigj dukë i mohuar atij çdo lloj forme të seksit oral. Por gjendja u përkeqësua kur Olivia nisi të dyshonte se ai kishte një grua tjetër. Kjo mungesë besimi ishte shumë shkatërruese për çiftin dhe ata pohonin se vajza ishte arsyeja që ata qëndronin bashkë. Ccifti kërkoi ndihmë terapeutike ,por përpos të gjitha këshillave që mirën nga specialistët Simoni nuk bëri asnjë ndryshim. Nisur nga ky insistim dhe pasivitet i tij Olivia vendosi të marrë divorcin,dhe të gjejë dikë që ta kënaqë në krevat./tiranaobserver/

Komento