Çfarë janë vragat ?

Çfarë janë vragat ?

Këta dy dhjetëvjeçarët e fundit dermatologjia kozmetike ka bërë hapa të mëdha përpara, por mbeteshin disa probleme të pazgjidhura. Këto përfshinin vragat nga puçrrat e rinisë, striet distense (çarjet e shtatzënisë, strech marks).

Teknologjia e lazerit fraksional e zhvilluar këto vitet e fundit dhe përdorimi tij i gjerë në praktikë e zgjidhi edhe këtë problem.

Vragat janë cikatrice atrofike në lëkurën e fytyrës pas procesit inflamator në acne cistike. Mbas zhdukjes së lijës së vërtetë (variola vera) nuk shihen më vraga nga lija. Vragat janë shenja që mbesin në lëkurë kryesisht mbas sëmundjeve të ndryshme që shfaqen me gropëzime në forma dhe madhësi të ndryshme. Vite më parë ato shkaktoheshin nga sëmundja e lijës së vërtetë, ndaj dhe fytyra e tyre quhej e “vrarë lije”. Në ditët e sotme shkaku kryesor janë puçrrat e rinisë.

Si formohen vragat dhe si duken ato ?

Puçrrat e rinisë (në acne) kur ato janë të thella, të mëdha, shkatërrojnë lëkurën, e cila gjatë rigjenerimit formon gropëzimet dhe deformimet. Vragat janë të përbëra nga ind lidhor i ri që zëvëndëson substancën e humbur nga një procesi inflamator në dermë ose më thellë, si pjesë e një procesi normal rigjenerativ.

Vragat mund të kenë forma, madhësi dhe thellësi të ndryshme kryesisht nga 1 – 5mm, duke krijuar të thelluara të ngushta ose më të gjera. Zakonisht i japin një pamje jo të këndshme të fytyrës, e cila shqetëson psikologjikisht shumë njerëz. Vragat mund të shkaktohen edhe nga disa sëmundje të tjera, por në raste më të rralla.

Si mjekohen vragat ?

Janë provuar mjekime të ndryshme të cilat mund të sjellin një përmirësim në gradë të ndryshme. Retinoidët lokalë dhe peeling kimik janë ndjekur nga mikrodermoabrazioni, dermoabrazioni por kohët e fundit eshte lazeri fraksionalai që ka bërë nje revolucionin në mjekimin e tyre.

Atëherë çfarë është lazeri fraksional dhe pse ai quhet një revolucion në fushën e lazerit në dermatologjinë kozmetike ?

Lazerat në dermatologji dhe veçanërisht në dermatologjinë kozmetike kanë vitë që përdoren. Kështu ata kanë zgjidhur probleme të depilimit permanent, të mjekimit të kapilarëve të gjakut, si dhe mjekimin e disa sëmundjeve të lëkurës. Bile lazerat janë përdorur edhe për mjekimin e vragave dhe strieve. Por kishte një ndryshim të rëndësishmëm krahasuar me lazerin fraksional. Më parë për mjekimin e tyre digjej lëkura dhe shpresohej që gjatë rigjenerimit të zhdukeshin shenjat dhe vragat. Ky lloj mjekimi kishta dy të meta në krahasim me lazerin fraksional. E para, duke djegur të tërë lëkurën proceset e rigjenerimit donin shumë kohë të ndodhnin. I sëmuri duhet të qëndronte dy javë në shtëpi deri sa lëkura të rivendoste gjendjen e mëparshme. E dyta, rigjenerimi nuk kishte shkallën e lazerit fraksional. Në lazerin fraksional ndodh e kundërta. Koha e rigjenerimit është shumë e shpejtë dhe nuk ka nevojë të qëndrosh në shtëpi, por mund të vazhdosh normalisht aktivitetin dhe e dyta, rigjenerimi ka mundësi shumë më të mëdha për shkak së rrezja e lazerit fraksionohet ndahet dhe lëkura goditet me lazer në fraksione, midis të cilave ka lëkurë të shëndoshë. Kështu kjo lëkurë e bën më të shpejtë dhe më cilësor rigjenerimin. Rrezja njëkohësisht nxit prodhimin e fibrave elastike dhe kolagjene, nxit shumimin e prodhimin e fibroblasteve, që janë qeliza që marrin pjesë në prodhimin e elementeve të lëkurës duke dhënë kështu rezultatin që dëshirojmë në mjekimin e vragave dhë ragadheve.

Komento