Çfarë kërkojnë meshkujt më shumë tek një femër

Çfarë kërkojnë meshkujt më shumë tek një femër

Çfarë kërkojnë meshkujt më shumë tek një femërAta shpeshherë e kanë të vështirë të përcaktojnë atë që duan, por femrat e kanë kuptuar me kalimin e kohës çfarë i tërheq ata më së shumti tek një femër. Ja lista e më të rëndësishmeve:

Ji e vëmendshme

Ai shpesh kërkon ta dëgjosh me vëmendje ndërsa ai flet, madje edhe kur të bie telefoni nuk duhet të shkëputesh. Ai do gjithmonë vëmendje, në çdo orë të ditës. Do të të flasë për ngjarjet e ditës, t’i përshkruajë ato dhe të marrë mendimin tënd, por gjithmonë ty të duhet ta kesh në fokus. Kështu që, maksimalisht e përqendruar.

StictyBanner mes postimeve mobil
Ji e vendosur

Meshkujt, zakonisht nuk i durojnë dot femrat që nuk janë të vendosura. Nëse po mendon për bashkëshortin tënd të ardhshëm, atëherë tregoje veten mjaft të qëndrueshme dhe qëndroji deri në fund. Nëse ti kërkon që të kesh në krah një njeri i cili të jetë i vendosur dhe i matur në çdo gjë, atë kërkon edhe ai prej teje. Vëzhgimi i tij si bashkëshorte të mundshme mund të të kompleksojë paksa dhe mund të të bëjë të pasigurt, por mundohu të jesh e qartë në çdo gjë që kërkon nga partneri. Për ta bërë këtë, sigurisht, duhet kohë dhe energji, ndaj përgatitu.

Ji e ndershme

Gjithçka kërkon një marrëdhënie, është sigurisht, sinqeriteti. Aty ku kanë rëndësi edhe detajet më të imta. Gjithçka që nuk të pëlqen, thuaje hapur dhe kërko nga ai të njëjtën gjë. Nëse bari ku pini kafen nuk të pëlqen, thuaje. Gjërat që të shqetësojnë gjatë një dreke a darke, thuaji. Nëse do të thuash gjithçka ashtu siç të duket dhe ashtu siç e ndien, e ardhmja do të flasë me gjuhën tënde. As gënjeshtrat e bardha nuk duhet t’i praktikosh më, sepse edhe ato do të të bëjnë rrëmujë ndonjë ditë.

Trego dashuri

Kjo është më e rëndësishmja. Të tregosh që je e dashuruar me njeriun që kenë krahë, për të je vetë jeta, shkruan revistaclass. Meshkujt duan një femër me të cilën ta ndajnë dashurinë, por edhe një femër e cila e tregon këtë, sidomos me vepra. Në çdo moment të ditës, sa herë ta ndiesh, mund t’ia dërgosh me sms se sa e dashuruar je me të ose se sa vlerë dhe i rëndësishëm është ai për ty. A nuk është kjo ajo që kërkon edhe ti tek ai?

Nëse e ndieni se jeni në rregull me të gjitha, atëherë pse nuk martoheni?

Komento