Çfarë kërkon një grua nga ju?

Çfarë kërkon një grua nga ju?

Nuk është e vështirë të kuptoni se çfarë kërkon një grua nga ju. Ju nuk keni nevojë që të keni sasi të konsiderueshme të hollash për ti dhënë asaj atë që ajo e dëshiron, ju nuk duhet të jeni i përkryer, është më e lehtë se kaq.

Vlerësimin. Gruaja juaj do te jetë e vlerësuar nga ju. Tregojini që ju jeni i interesuar për të. Bëni komplimenta vazhdimisht.

Paraqitja publike e dashurisë. Kapeni për dore, përqafojeni, putheni pa asnjë arsye. Ajo kurrë nuk do të mërzitet nga kjo gjë.

Mos e gënjeni. Gënjeshtra e mashkullit për femrën është shkatërruese. Gënjeshtra është shkak i shume konflikteve dhe çon në mosbesimin e fjalëve edhe atëherë kur ju thoni te vërtetën, shkruan NOA

Dilni sa  shpesh shëtitje. Të dalurit jashtë shkon bashkë me dashurinë. Bëjeni një rregull për të ndarë një puthje të paktën 30 sekonda çdo ditë. Ecni bashkë dhe hera-herës shoqërojeni me një puthje pasiontante. Çfarë ndodh nëse fëmijët ju shohin? Mirë! Ajo do ju bënte mirë, pasi fëmijët kanë nevojë të shohin dhe të kuptojnë se mami dhe babi e duan njëri-tjetrin.

Siguria. Gruaja juaj do të ndihet e sigurt dhe e mbrojtur nga ju. Jeta është plot me sfida. Gruaja juaj ka nevojë të dijë se çdo gjë do të jetë në rregull, jo se çfarë po ndodh. Gruaja juaj do te dijë dhe të besojë se ju jeni një mashkull që shumica e grave e duan.

Vëmendja dhe kontrolli. Gruaja juaj kërkon të jetë në qendër të vëmendjes tuaj, por nuk do kontrollin tuaj. Nëse ju thoni se do të jeni në shtëpi në orën 8, atëherë duhet të jeni patjetër ne orën 8. Nëse po vonoheni duhet patjetër ti telefononi.

Komento