Çfarë lulesh t’i dhurosh të dashurës?

lule_te_tjera_ok_754736999

lule_te_tjera_ok_754736999Dashuri, admirim, por edhe pabesi; lulet kanë një rëndësi të veçantë. Ja disa këshilla për të shmangur zgjedhjen e gabuar të luleve për të dashurën tuaj.

A e dini ju kuptimin e vërtetë të luleve që dhuroni? Misterioze, argëtuese dhe tërheqëse; Ato dinë të gëzojnë por edhe të lëndojnë, do te ishte keq të gabonim në zgjedhje, prapa ngjyrës dhe erës së tyre fshihet një kuptim.

Lulet që mund të dhurohen:

Trëndafilat. Edhe pse nuk është një zgjedhje origjinale, ato të dhurojnë gjithmonë kënaqësi. Ngjyrat: e kuqe për të pasionuarit dhe rozë për të dashuruarit e sinqertë. Shënim: Nëse nuk jeni të sigurt se personi të cilit po ia dhuroni trëndafilat nuk ka një vazo, kini kujdes me trëndafilat me bisht të gjatë. Ato rrezikojnë te vyshken shpejt.
Manushaqe. Simbol i dashurisë së fshehtë në fillim të shekullit, manushaqet dhurohen më shpesh në takimin e parë. Shënim: Ana e tyre natyrale dhe delikate por mbi të gjitha origjinaliteti i zgjedhjes nuk dështon në tërheqjen e personit të dashur.
Orkideja. Pavarësisht nga ngjyra dhe shumëllojshmëria, orkideja është simbol i dashurisë, përkushtimit dhe sensualitetit.

Lulet që nuk duhen dhuruar:

Lulet e verdha. Ato janë të këndshme dhe të bukura por janë simbol i pabesisë dhe tradhtisë. Nëpërmjet dhurimit të tyre transmetohet një mesazh i padëshiruar.
Lulet që kane erë shumë të fortë. Çdo gjë varet nga ndjeshmëria e personit, por disa lule mund të bëhen shpejt të pakëndshme në qoftë se kanë erë të fortë.

Burimi: Living.al

Komento