Çfarë ndikonë në dehidratim

Çfarë ndikonë në dehidratim

Çfarë ndikonë në dehidratimTrupi ynë është i përbërë nga rreth 60 për qind të ujit. Nëse humbasim vetëm 1,5 për qind të atij uji, që simbolizon dehidratimin e lehtë, do të përjetojmë një përkeqësim të humorit, nivelit të energjisë dhe punës së trurit.

Dhe, edhe pse ka arsye të dukshme në lidhje me dehidratimin (ekspozimi në diell, stërvitjet dhe mospirja e sasisë së mjaftueshme të ujit), ka edhe arsye të tjera për të cilat nuk jeni të vetëdijshëm. Lexojini arsyet “e fshehta” që ndikojnë në dehidratim.

– Stresi: Kur jeni nën stres, gjëndrat e veshkave sekretojnë hormonet e stresit. Dhe, nëse jeni vazhdimisht nën presion, gjëndrat tuaja bëhen të lodhura. Problemi është se gjëndrat e veshkave prodhojnë hormonin aldosteron, i cili ndihmon në rregullimin e sasisë së ujit dhe elektroliteve në trup. Pra, sa më shumë që jeni të stresuar, aq më shumë do të dehidratoheni dhe do të keni më pak elektrolite. Nëse provoni të pini shumë ujë, kjo është vetëm një zgjidhje afatshkurtër, kurse reduktimi i nivelit të stresit do të ndihmojë në afat të gjatë.

– Shtojcat: Nëse merrni shtojca për kompensimin e vitaminave dhe mineraleve, apo mendoni t’i përdorni ato në të ardhmen, konsultohuni së pari me një mjek diete ose mjek të përgjithshëm, për shkak të efekteve anësore të mundshme. Në fakt, disa përbërës të shtojcave mund të çojnë në rritjen e urinimit dhe për këtë arsye mund të vjen deri te dehidratimi.

– Lartësitë e mëdha: Nëse fluturoni me aeroplan apo udhëtoni në bjeshkë, trupi juaj aklimatizohet me ndryshimin e lartësisë, duke përshpejtuar frymëmarrjen dhe ju bën më shpesh të urinoni. Edhe pse këto dy procese janë të nevojshme për të ndihmuar trupin të adaptohet në lartësi dhe dendësi të ndryshme të ajrit, kjo mund të shkaktojë një shkarkesë më të madhe të ujit nga trupi sesa zakonisht, e cila mund të çojë në dehidratim.

– Alkooli: Harrojeni alkoolin, sepse edhe një gotë e vetme mund të çrregulloj nivelin e lëngjeve në trup. Alkooli ju detyron që më shpesh të shkoni në tualet dhe të largoni më shumë ujë nga trupi.

Alkooli stimulon sekretimin e hormonit antidiuretik që normalisht do t’i kthente lëngjet që konsumojnë përsëri në trup, por kur konsumohet alkooli, ky hormon i dërgon ato në fshikëzën urinare. Për shkak të efekt diuretik të alkoolit, qelizat tuaja mblidhen dhe shtojnë më shumë ujë në fshikëz.

E gjithë kjo zvogëlon nivelin e hidratimit të trupit për shkak se alkooli zvogëlon aftësinë e zbulimit të shenjave të hershme të dehidrimit, të tilla si etja dhe lodhja.

– Nuk konsumoni sa duhet pemë dhe perime: Sa më pak që hani pemë dhe perime, do të thotë që duhet të konsumoni shumë më shumë ujë. Frutat dhe perimet janë një burim i mirë i vetë fluideve dhe në qoftë se nuk konsumoni sasinë e mjaftueshme gjatë ditës, do të mbeteni i dehidratuar.

Komento