HomeKëshilla Seksuale Çfarë ndodh kur ndaloni seksin?në Këshilla Seksuale Më poshtë mund të mësoni për 4 gjërat që ndodhin nëse nuk bëni seks: 1. Do të ndjeheni më të shqetësuar Seksi ju ndihmon që të ndiheni më mirë. Hulumtuesit kanë gjetur se njerëzit të cilët nuk bëjnë shumë seks kanë më shumë stres dhe ankth në situata të ndryshme. Gjatë seksit, truri liron kemikale të ndjenjës së mirë, të tilla si endorfin dhe oksitocin, të cilët ju ndihmojnë që të ndjeheni më të qetë. 2. Meshkuj, kujdes nga kanceri i prostatës Meshkujt të cilët ndalojnë së bëri seks mund të humbasin gjallërimin e prostatës. Një studim gjeti se meshkujt të cilët bëjnë seks shpesh, kanë 20% më pak rrezik që të zhvillojnë kancer të prostatës. Një arsye më shumë? ‘Derdhja’ i largon substancat potencialisht të dëmshme nga prostata, transmeton lajmi.net. 3. Jeni më të ndjeshëm ndaj ftohjes dhe gripit Më pak seks do të thotë se ju do të jeni më të ekspozuar ndaj mikrobeve. Për fat të keq, ju gjithashtu do t’i evitoni përfitimet shëndetësore të seksit që e forcojnë sistemin tuaj imun. Hulumtuesit thonë se njerëzit të cilët kanë marrëdhënie seksuale një herë ose dy herë në javë, kanë 30% më shumë rritje të imunoglobinës, krahasuar me ata të cilët bëjnë rrallë apo kurrë. 4. Pasiguria fillon të shfaqet në marrëdhënie Duke mos pasur seks, rrezikohet siguria e marrëdhënies tuaj. Mungesa e seksit në një martesë rrezikon vazhdimin e saj. Seksi është shumë i rëndësishëm në marrëdhënie, pasi që ju mban të lidhur emocionalisht me partnerin. Kështu, bëni më shumë seks! PrapaPara Komento Anulo Shto Koment
në Këshilla të ndryshme Meshkuj, këto gjëra nuk i keni ditur për femrat! Femrat dhe meshkujt gjithmonë kanë pasur, kanë dhe do të kenë probleme në lidhje më mënyrën si i shohin …
në Këshilla të ndryshme Si të mbani nën kontroll tensionin e lartë të gjakut Nëse e kontrolloni me kujdes tensionin e gjakut nëpërmjet një stili jetese të shëndetshme, mund të mos keni …
në Këshilla Seksuale Përgatisni vetë këtë pije dhe do jeni një bishë në shtrat! Të gjithë meshkujt që kanë probleme me ereksionin ose duan të rrisin performancën e tyre seksuale, duhet të …