Çfarë ndodh kur shtoni vetëm 3.5 kilogramë

Çfarë ndodh kur shtoni vetëm 3.5 kilogramë

Disa njerëz mendojnë se është normale të jetohet me disa kile shtesë dhe nuk duan të ndryshojnë asgjë në mënyrën se si jetojnë. Pa ushtrime, aktivitete sportive, pa dietë – ata dëshirojnë të mbesin ashtu si janë.

Por, nuk kemi të bëjmë me estetikën këtu – kilet shtesë tashmë është vërtetuar se shtojnë rrezikun nga shumë sëmundje. Jini të gatshëm për t’u befasuar – nëse shtoni vetëm 3.5 kilogramë, u ekspozoheni shumë rreziqeve për shëndetin:

• rreziku nga artriti shtohet për 15%

• rreziku nga shtypja e lartë e gjakut shtohet për 72%

• rreziku për të hasur në probleme me ereksionin shtohet për 50%

• rreziku nga sëmundjet e vezoreve dhe qafës së mitrës shtohet për 20%

• rreziku për shtimin e sasisë së kolesterolit në gjak shtohet për 49%

• rreziku nga vdekja si pasojë e sulmit të parë të infarktit shtohet për 20%

• rreziku nga kanceri i fytit, lukthit, veshkës dhe zorrëve shtohet për 65%

• rreziku nga shfaqja e gurëve në veshkë shtohet për 85%

• rreziku nga astma shtohet për 20%

Komento