Çfarë ndodh nëse pini vetëm ujë për një muaj

2

2Ndalimi i pijeve të gazuara, kafes apo alkoolit është diçka që në një pikë gjithsecili thotë se do ta arrijë.

Por, kur ishte hera e fundit që keni konsumuar kafe apo Coca Cola? Ndoshta këtë mëngjes, apo jo? Studimi i fundit ka treguar se ka përfitime shëndetësore nëse pini vetëm ujë, transmeton Koha.net.

Independent ka publikuar një artikull në të cilën tregon efektin që ka pasur në shëndetin e Chris Bailyt vetëm konsumimi i ujit për një muaj.

1. Do të konsumoni më pak kalori – Një filxhan çaj me sheqer do t’iu shton 30 kalori. Një kafe mocha iu shton 250 kalori, kurse një shishe 500ml Coca Cola përmban 210 kalori.

Uji? Zero kalori. Dhe natyrisht më hidratues është uji.

2. Do të keni më pak uri – Uji do të mposht oreksin tuaj, do të jeni më pak të uritur, por mund të jeni më të etur.

3. Truri do iu punojë më mirë – Truri është rreth 75-85 ujë. Qëndroni të hidratuar dhe truri juaj do të vazhdojë të punojë më mirë. Do iu ndihmojë në koncentrimin tuaj dhe nivelin e energjisë. Prandaj, nëse keni një test në matematikë duhet të qëndroni të hidratuar.

4. Është më i lirë – Nuk do të jeni vetëm ju më i shëndetshëm, e njëjta vlen edhe për kuletën tuaj.

5. Rrit metabolizmin – Kur konsumoni ujë në mëngjes atëherë ai rrit metabolizmin për gjithë ditën. Hulumtuesit kanë gjetur se konsumimi i 500 ml ujë rrit normën metabolikë për 30 për qind te burrat dhe gratë.

Me pakë fjalë, shtini në funksion motorët në fillim të ditës me një gotë ujë.

6. Iu ndihmon për të shkuar në banjo – Uji iu mban të rregullt, dhe në kombinim me një dietë të lartë, iu çon drejtë udhëtimit të cilësisë së lartë në banjo. Kjo mund t’iu detyrojë që të shkoni më shpesh, por sipas shkencëtarëve kjo nuk është gjë e keqe.

7. Ndihmon zemrën tuaj – Nëse ju jeni jashtëzakonisht të dehidratuar gjaku juaj është më i trashë dhe zemra duhet të punojë më shumë që ta pompojë atë.

Një studim nga Eden thotë se konsumimi i më shumë se pesë gotave me ujë zbrit shanset për sulm në zemër për 41 për qind, në krahasim me dy gota ujë në ditë. Kjo duket se është një kuotë fantastike për ne.

8. Iu ndihmon shumë në stërvitje – Nuk jeni në më të mirën tuaj nëse jeni të dehidruar, dhe nëse doni të nxirrni më të mirën atëherë duhet të qëndroni të hidruar.

Komento