Çfarë përfitojmë nëse hamë tranguj?

Çfarë përfitojmë nëse hamë tranguj?

Çfarë përfitojmë nëse hamë tranguj?Trangujt i takojnë të njëjtës familje sikur shalqiri dhe kungulli. Sikurse shalqiri edhe trangulli është i përbërë nga 95% ujë, çka do të thotë se nëse i hamë verës, ata na mbajnë të hidratuar.Mirëpo, ka arsye të forta se pse duhet t’i kamë trangujt gjatë tërë vitit.

E mbrojnë trurin

Trangujt kanë funksion anti-inflamator dhe kanë rol të rëndësishëm në shëndetin e trurit. Në mënyrë që të ta përmirësoni memorien dhe dhe t’i mbroni qelizat e trurit nga plakja, konsumoni tranguj. Ata janë parandalues të mirë edhe të sëmundjes Alzheimer.

E zvogëlojnë rrezikun nga kanceri

Trangujt janë të pasur me minerale të cilat ju ndihmojnë ta zvogëloni rrezikun nga kanceri në gji dhe prostatë.

E luftojnë inflamacionin

Trangujt ju ndihmojnë që t’i luftoni ftohjet dhe infeksionet në trupin tuaj.

E freskojnë aromën e gojës

Nëse e vendosni në rreth trangulli në qiellzën tuaj, ju i largoni bakteret dhe në këtë mënyrë ju e largoni edhe kundërmimin e keq nga goja.

Menaxhues të stresit

Trangujt janë të pasur me shumë vitamina B, duke përfshirë B1, B5 dhe B7. Vitaminat B janë të njohura për eliminimin e ndjenjave të ankthit dhe efektet dëmtuese të stresit.

I shëndetshëm për zemrën

Trangujt përmbajnë potasium, i cili shoqërohet me nivel të ulët të gjakut. Një balancë i potasiumin, si brenda ashtu edhe jashtë qelizave tuaja, e ndihmon trupin që të funksionojë mirë dhe posaçërisht zemrën.

Komento