Çfarë përfitoni nga tretmani me akull

Çfarë përfitoni nga tretmani me akull

Çfarë përfitoni nga tretmani me akullDëshironi të dini më shumë për këtë tretman dhe mënyrën se si zbukuron lëkurën tuaj? Lexoni më poshtë për të kuptuar se si duhet ta bëni këtë ritual për të marrë rezultatet më pozitive.

Lëkura me shkëlqim

Kur aplikohet në lëkurë, akulli ndihmon në rritjen e qarkullimit të gjakut në atë pjesë gjë që i jep lëkurës një lloj shkëlqimi natyral. Për t’i dhënë lëkurës një shkëlqim edhe më të madh mund të përdorni kube të prera nga pemët në lëkurën tuaj.

Redukton skuqjen

Kubi i akullit ndihmon në reduktimin e inflamacionit të puçrrave dhe nishaneve. Mund ta aplikoni akullin direkt mbi aknet tuaja për pak sekonda, derisa të mpihet dhe skuqja do të largohet duke bërë që ato të mos duken qartë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Tretmani i rrathëve të zinj

Një kombinim i lëngut të trangujve dhe ujit të trëndafilit, pasi të ngrihet mund të përdoret si tretman për rrathët e zinj nën sy. Kjo do të ndihmojë në reduktimin e lëkurës së fryrë që shkaktohet nga aktivitetet tuaja të natës.

Tonimi i lëkurës

Kubet e akullit janë një lloj zbutësi dhe toneri i lëkurës. Preferohet të përdoret para përdorimit të grimit, sepse minimizon poret tuaja, duke bërë që grimi të jetë e përkryer në lëkurë.

Zëvendëson grimin

Nëse nuk keni kohë për të përdorur grim aplikoni kubet e akullit duke përdorur edhe një leckë për t’ju ndihmuar që të keni atë pamjen e freskët pa pasur nevojë për shumë grim. Pse të mos dukeni natyrale.

Parandalon rrudhat

Tretmani me akull e ngadalëson paraqitjen e rrudhave dhe lehtëson shenjat e plakjes.

Mbani në mend:

-Tretmani me akull bëhet pa leckë që e mbulon kubin e akullt por gjithmonë mbani dorëza në duar ashtu që të mund ta mbani akullin si duhet.

-Përdorni një leckë të pastër për ta aplikuar akullin në lëkurë dhe do të keni të njëjtin efekt sikur të aplikoni atë direkt në fytyrë.

-Ftohtësia ekstreme mund të ndikojë në këputjen e kapilarëve nën lëkurë kështu që mos e përdorni akullin drejt nga frigoriferi.

– Pushoni për 15 minuta.

-Atë formën plastike që e mbushni me ujë për të formuar kube akulli, mund ta mbushni edhe me çaj, ujë trëndafili, ujë me limon, çaj të gjelbër ose kamomil, lëng trangulli apo përbërës të tjerë që ndihmojnë lëkurën.

Komento