Çfarë shkakton kripa e tepërt të fëmijët?

Çfarë shkakton kripa e tepërt të fëmijët?

Çfarë shkakton kripa e tepërt të fëmijët?Konsumimi i ushqimit me nivel të lartë të kripës, sipas ekspertëve seriozisht mund ta vonojë pubertetin.

Një studim i fundit ka vërtetuar se të gjithë ata që përdorin tri deri katër herë më shumë se sa sasia e rekomanduar e kripës në baza dite, kanë një vonesë në pubertetin e tyre.

Kjo do të mund të ndikonte në zvogëlimin e fertilitetit dhe ta shtojë nivelin e stresit te këta fëmijë, kanë thënë përfaqësuesit amerikanë. Ata kanë ardhur në përfundim se ngritja e sasisë së kripës në ushqimin e perëndimorëve do të mund të ketë pasoja të dukshme për shëndetin produktiv të gjeneratave të ardhshme.

Zbulimet, të cilat ishin prezantuar në “European Congress of Endocrinology”, në Dablin, janë të parat të këtij lloji. Si pjesë e hulumtimit, ekspertët ishin marrë me minj laboratorikë, dhe kishin vërejtur se ata që kishin konsumuar sasi më të madhe të kripës, kishin vonesa në pubertetin e tyre.

Komento