Çfarë tregojnë duart për organizmin?

Çfarë tregojnë duart për organizmin?

Çfarë tregojnë duart për organizmin?Duart janë pjesë e rëndësishme në trupin tonë të cilat cilësohen dhe si një pasqyrë për shëndetin, ndryshimet e vogla në lëkurë dhe thonj tregojnë për probleme të fshehura shëndetësore.

Disa nga këto shenja janë;
Lëkura e plasaritur në maje të gishtit të madh mund të jetë shenjë e mungesës së vitaminës B, lëkura e plasaritur e duarve sinjalizon ekzemën, kurse dridhja e duarve mund të ndodhë për shkak të ilaçeve kundër depresionit.

Dridhjet e duarve mund të ndodhin për shkak të ilaçeve kundër astmës, ilaçeve kundër depresionit, apo thjesht për shkak të konsumimit të tepërt të kafes. Nëse dridhjet në duar nuk ndalen, shkaku i mundshëm mund të jetë sëmundja Parkinson që ndikon në sistemin nervor përgjegjës për kontrollin e lëvizjeve.

Plasaritja e përsëritur e lëkurës që nuk është pasojë e të ftohtit dhe erës mund të jetë e lidhur me ekzemën, psoriazën dhe infeksionet fungale. Në rast se këto sëmundje janë të përjashtuara, lëkura duhet të ushqehet me kremra me bazë vitaminat A dhe E. Ato krijojnë një shtresë mbrojtëse, parandalojnë tharjen dhe ushqejnë thonjtë.

Thonjtë e shëndetshëm duhet të jenë në nuancën rozë që do të thotë se furnizohen mjaftueshëm me gjak dhe oksigjen, kurse ndryshimet në thonjtë mund të tregojnë probleme të mëdha me shëndetin dhe të ushqyerit. Thonjtë tërësisht të bardhë mund të tregojnë për anemi, sëmundje të mëlçisë dhe probleme me zemrën.

Thonjtë e brishtë tregojnë mangësi të zinkut në trup.
Rekomandohet në ushqim të përfshihen drithëra kokërr plota, arra, bollgur dhe mish. Përveç kësaj, ata mund të jenë rezultat i problemeve tiroide.

Thonjtë fleksibël janë një shenjë se organizmit i mungojnë proteinat ose kalciumi, prandaj është e rekomanduar për të ngrënë më shumë spinaq apo sardele. Nëse gjendja nuk përmirësohet, duhet të kontaktoni mjekun tuaj.

Thonjtë e kaltër janë rezultat i furnizimit të dobët me oksigjen, që do të thotë se tregojnë probleme me rrugët e frymëmarrjes. Ata mund të jetë një shenjë e emfizemës dhe problemeve të zemrës.

Komento