Çfarë treguesi janë duart e ftohta

Çfarë treguesi janë duart e ftohta

Çfarë treguesi janë duart e ftohtaDuart dhe këmbët e ftohta janë një dukuri që ndodh më shpesh te femrat sesa te meshkujt.

Në qoftë se përsëritet, mund të shkaktojë probleme serioze për shëndetin. Disa nga shkaqet se pse duart dhe këmbët na qëndrojnë të ftohta janë;

Diabeti
Ftohja dhe mpirja e duarve dhe e këmbëve mund të jenë shenjat e para të diabetit, i cili ka pasojë në qarkullim e gjakut dhe në sistemin nervor. Siptomat karakteristike të diabetit janë, etje, hani shumë dhe nuk shëndosheni, kontrolloni nivelin e sheqerit në gjak.

Stresi
Stresi mund të jetë një tjetër shkak për duart dhe këmbët e ftohta. Ai rrit adrenalinën, një hormon i prodhuar në gjëndrat e veshkave, i cili ngushton enët e gjakut duke dobësuar qarkullimin. Si rrjedhojë, duart dhe këmbët janë të ftohta.

Gjëndra tiroide
Këmbët e ftohta dhe ndjesia e ftohtë në trup janë një shenjë e ngadalësimit të metabolizmit të tiroideve. Lodhje, përgjumje, ngadalësi e të folurit dhe lëvizjes si ftohja e gjymtyrëve, janë shenja të qarta të këtij çrregullimi.

Komento