Cialisi dhe prostata

Cialisi dhe prostata

Flet Dr.Kim Drasa: Si mund të trajtohen pacientët me Over Aktiv Blader dhe me zmadhim të Prostatës.

Gjatë tetorit 2011 u zhvilluan tre Kongrese Ndërkombëtare të Urologjisë. I pari ishte kongresi i Evropës Juglindore (SEEM), që u mbajt në Shkup, i dyti dhe më i rëndësishmi ishte Kongresi Vjetor Botëror i Urologjisë që u zhvilluanë Berlin dhe i treti ishte Kongresi Vjetor i Evropës Qendrore (CEM), që u mbajt në Timishoara në fund të tetorit. Urologu shqiptar Kim Drasa, doktor i shkencave mjekësore, sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës Urologëve Shqiptarë ishte përfaqësues i Shqipërisë në këto kongrese.

Në kongresin e Shkupit ku morën pjesë rreth 350 urologë, mjeku shqiptar paraqiti një punim që kishte të bënte me trajtimin e pacientëve që vuajnë nga një sëmundje shumë e bezdisshme që quhet Over Aktiv Blader (OAB-vezika urinare shumë aktive) dhe shoqëruar me Prostatë normale ose të zmadhuar. Studimi konsistonte në trajtimin e 41 pacientëve me këtë patologji.

Dr.Kimi, pacientët me OAB, çfarë shqetësimesh paraqesin?

Këta pacientë kanë këto shenja: 1. urinim të shpeshtë 2. urinim me urgjencë 3. urinim me ose pa inkontinence (pra lagen para se të mbërrijnë në tualet). Në trajtimin e 41 pacientëve shqiptarë u përdorën dy ilaçe në të njëjtën kohë Avodart dhe Vezikare. Ky mjekim konsiston në uljen dukshëm të shpeshtësisë se urinimit si ditën dhe natën, eliminimi urgjencës për të urinuar, si dhe heqjen e lagies, pra arrin të kontrollojë urinimin.

Në materialet e Kongresit të Berlinit, shohim një studim në trajtimin e pacientëve me zmadhim të prostatës. Çfarë duhet të kenë parasysh pacientët që vuajnë nga kjo sëmundje?

Në Kongresin e Berlinit morën pjesë rreth 4 mijë urologë nga e gjithë bota, nga Amerika në Australi. Studimi që paraqita aty kishte të bënte me një risi në trajtimin e pacientëve me zmadhim të Prostatës (HBP) dhe me ose pa probleme serioze të Disfunksionit Erektil (Impotencë), këta pacientë nuk arrijnë kryerjen normale të aktit seksual. Ky është i një rëndësie të madhe dhe se u arrit në konkluzionin se sa më në rregull të jesh me probleme seksuale aq më mirë përmirësohen problemet e zmadhimit të prostatës (HBP), brenda tre muajve. Ka ekzistuar mendimi se sa më shumë seks aq më shumë vuan nga HBP. Ky studim e përmbysi këtë mendim dhe paraqiti që është e kundërta pra u arrit në konkluzionin: sa më shumë raporte seksuale aq më pak rrezikohesh nga HBP. Pacientët u trajtuan me Cialis (Tadalafil) për tre muaj. Cialisi është më efektiv dhe më i pranueshëm se Viagra e Levitra. Cialisi mund të pihet çdo ditë pa shkaktuar efekte anësore. Veprimi i tij zgjat 36 orë, pra mund të pihet në drekë dhe të kryhen marrëdhënie në darkë ose ditën tjetër në mëngjes. Po ashtu mund të merret medikamenti pa lidhje me ushqimin. Me fjalë të tjera, vetëm me marrjen e një tablete Cialis, janë 36 orë në dispozicion për raportet seksuale.

Dr.Drasa: Urologjia, shkencë më vete, prostata nuk mund të kurohet kudo

Mes 480 urologëve të mbledhur në Timishoara të Rumanisë, kanë qenë edhe dy mjekët shqiptarë Dr. Shk. Mjek Kim Drasa dhe Prof. Dr. Besnik Bara, Dekan i Fakultetit të Lartë të Infermierisë. Ata kanë paraqitur studimin me temë: Burrat me çrregullime të Traktit të Poshtëm Urinar (LUTS), që shkaktohen nga çrregullimet e Prostatës, Vezikës Urinare, Sfinkterit të Vezikës Urinare dhe lidhja që këto kanë me Hipertensionin Arterial (HTA). Studimi arriti në përfundimin që pacientët e mësipërm janë më të rrezikuar për keqësimin e gjendjes se përgjithshme dhe çrregullimeve të urinimit. Sa herë që mjekohen këta pacientë për zmadhim të Prostatës, duhet të kihet parasysh detyrimisht kjo lidhje që të bëhet sa më rezultativ mjekimi.

“Mesazhi është që të gjithë pacientët, si dhe gjithë institucionet mjekësore duhet të kuptojnë se Urologjia është shkencë me vete. Ajo kryhet vetëm nga Urologët. Pacientët me problemet e Prostatës duhet të vizitohen vetëm nga urologët, – thotë Dr.Drasa.
/shekulli/

Komento