Çiftet në martesë janë më të shëndetshëm, e ata që bashkëjetojnë janë më të lumtur

Çiftet në martesë janë më të shëndetshëm, e ata që bashkëjetojnë janë më të lumtur

Jeta e përbashkët, për dallim nga martesa, është më relaksuese dhe mundëson liri dhe autonomi më të madhe, e me vetë këtë sipas një studimi krijohen mundësitë për rritjen e vetëbesimit.

Çiftet, të cilat bashkëjetojnë janë më të lumtur se të martuarit, zbulon studimi amerikan në të cilin kishin marrë pjesë rreth 2737 njerëz.

Fare pak, pas martesës apo jetës së përbashkët, çiftet ishin dukur jashtëzakonisht të lumtur dhe nuk ishin depresivë sikurse, të vetmuarit, por disponimi i tyre pas pak kohe ishte zhdukur. Ata që ishin të vetëm, lidhjet e forta i kishin me shoqërinë dhe familjen, gjë që e zvogëlon stresin, por edhe rrezikun nga sëmundjet mendore. Shëndeti i çifteve të martuara ishte përmirësuar, derisa ata që bashkëjetonin ishin ndjerë më të lumtur dhe më me vetëbesim.

– Jeta e përbashkët nuk ka edhe aq shumë obligime, sikurse martesa dhe ofron fleksibilitet më të madh, pavarësi. Gjithnjë e më shumë, njerëzit e shmangin martesën dhe kjo ndryshon strukturën familjare. Këto ndryshime kanë lëkundur edhe kufijtë rreth asaj se cili në fakt është dallimi midis martesës dhe bashkëjetesës. Çiftet e martuara kanë fëmijë para atyre çifteve që bashkëjetojnë dhe kjo ua zvogëlon sasinë e lumturisë shkaku i ngritjeve nga gjumi dhe pagjumësisë nga kërkesat e fëmijëve.

Komento