Cigarja, shkaktarja kryesore e kancerit të mushkërive

Cigarja, shkaktarja kryesore e kancerit të mushkërive

Cigarja jo vetëm që rrit rrezikun e prekjes nga kanceri i të të gjitha organeve, transmeton Starti njoftimet, por është shkaktare edhe e aborteve dhe moszhvillimit normal të fëmijës.

Specialistët pohojnë faktin se mosha e përdorimit të cigares ka rënë megjithëse ajo  dëmton shumë organizmin e njeriut. Nënat dhe baballarët përbëjnë një shembull themelor në largimin e të rinjve nga cigarja.

Edhe shtypi luan një rol shumë të rëndësishëm. Ne shohim sesi të rinjtë ndikohen nga reklamat dhe lajmet. Krahas duhanpirësve edhe personat pranë tyre dëmtohen nga tymi i cigares.

Shoqëria e sotme po informohet dhe ndërgjegjësohet edhe më shumë për sa i përket rreziqeve të cigares dhe shihet një rritje e numrit të personave që dëshirojnë ta lënë atë.

Personat të cilët dëshirojnë të lënë duhanin duhet ta dëshirojnë me të vërtetë këtë dhe të jenë të vendosur.

Pas lënies së cigares tek personat në fjalë mund të shfaqen dëmtime të gojës. Kjo kryesisht vihet re tek personat e grupmoshave 30-40 vjeç. E rëndësishme është që persona të tillë të marrin mbështetje profesionale.

Komento