Cila prej perimeve është aleatja e lëkurës së yndyrshme?

1

1E pasur me likopene, domatja, një antioksidant natyral, ruan lëkurën nga plakja dhe nga radikalet e lira.

Përbërësit e saj gjenden gjithashtu në disa preparate që përgatisin lëkurën për ekspozimin në diell. Me jo më pak rëndësi është përdorimi i saj për aftësitë purifikuese dhe riekuilibruese.

Plot me acide frutorë, ajo eliminon qelizat e vdekura dhe pikat e zeza në lëkurë, shkruan Living.

RECETA E SHTËPISË:

Përziejmë në mikser një domate të pastruar dhe puresë i shtojmë 4 lugë gjelle miell dhe 2 lugë kafe vaj ulliri. Aplikojmë përzierjen mbi fytyrë dhe e lëmë në qetësi për 15 minuta.

E shpërlajmë fytyrën dhe hidratojmë atë si zakonisht.

One Comment

  1. […] post Cila prej perimeve është aleatja e lëkurës së yndyrshme? appeared first on […]

Komento