Cilat janë dietat më të shëndetshme?

Cilat janë dietat më të shëndetshme?

Gati secila dietë mundëson që të dobësoheni për kohë të shkurtër.

Shumica e njerëzve pëlqejnë që të provojnë diçka të re, sidomos kur bëhet fjalë për dietat e strukturuara në mënyrë precize për të cilat shumë flitet dhe shkruhet. Revista gjermane “Fokus” publikoi në numrin e saj më të ri dietat më të njohura dhe më të shëndetshme në botë. – Dieta “Low karb”: Në menynë e kësaj diete janë bifteku, proshuta me vezë të fërguara. Yndyrat dhe proteinat në raport 40:60 jo vetëm që janë të lejuara por janë të detyrueshme.

anë të ndaluara karbohidratet, nga të cilat e ka marrë edhe emërtimin “low karb”, që në gjuhën angleze do të thotë niveli i ulët i karbohidrateve. Për shembull, janë të ndaluara patatet dhe petët, si dhe ëmbëlsirat dhe lëngjet e pemëve. – Dieta pa yndyra: “Low fat“ dieta rekomandon ngrënien e sa më shumë pemëve dhe perimeve, derisa yndyrave të shtazëve duhet ikur. Në rastet ideale yndyrat duhet që të përbëjnë më pak se 10 për qind të sasisë së tërësishme të energjisë së futur. Kjo dietë është veçanërisht e përshtatshme për personat të cilët vuajnë nga arterioskleroza, pasi që mund të zvogëlojë rrezikun nga infarkti. – Dieta “South Beach”: Dieta „South Beach“ (anglisht-plazhi jugor) përbëhet nga tri faza. E pra zgjat dy javë dhe i përgjigjet dietës së Etkinsonit. Humbja e shpejtë e kilogramëve ka për qëllim që të motivojë fazën e ardhshme të dietës, te e cila është e lejuar sasia e kufizuar e karbohidrateve. Në fazën e fundit, personi e arrin peshën ideale, dhe duhet që të mësohet me regjimin e ri të ushqimit. Te kjo dietë këshillohet shmangia e mishit të kuq dhe gjalpit, dhe në vend të tyre rekomandohet peshku. – Dieta “Gliks”: Dieta „Gliks“ (shkurtesa për indeksin glikimik) bën dallimin ndërmjet karbohidrateve të mira dhe të këqija. Janë të ndaluara ato me Uliksin e lartë, pasi që inkurajojnë krijimin e sekretimin e insulinës e cila shkakton sulmet e urisë menjëherë pas ngrënies. Ushqimet me indeksin e lartë glikimik mund të sjellin deri te diabeti si dhe te sëmundjet e zemrës, për këtë shkak duhet që të zgjidhni ushqimet me nivelin e ulët të gliksit.

Komento