Cilat janë shkaqet e astmës?

6
6Astma është një sëmundje që ka marrë shtrirje të gjerë në dekadat e fundit, veçanërisht në vendet e zhvilluara dhe ekspertët ende nuk ia kanë dalë të përcaktojnë se cilat janë shkaqet e kësaj rritjeje.
Mekanizmat që shkaktojnë sëmundjen janë komplekse dhe ndryshojnë nga një individ te tjetri.Një pjesë e madhe e të sëmurëve vuajnë nga alergjitë dhe disa studiues po përpiqen të identifikojnë faktorët e përbashkët të astmës dhe alergjisë.Në fakt, jo të gjithë njerëzit që vuajnë nga alergjitë kanë astmë dhe jo të gjitha rastet e kësaj sëmundjeje mund të shpjegohen nëpërmjet alergjisë.Ka shumë të ngjarë që astma të shkaktohet nga një sërë faktorësh që bëhen bashkë, në të cilët bëjnë pjesë gjenet dhe shkaqe të tjera ambientale, të tilla si infeksionet, ndryshimet hormonale te gratë dhe alergjitë.

Komento