Cilat janë simptomat e dehidrimit?

Cilat janë simptomat e dehidrimit?

Nëse nuk konsumojmë sasi të mjaftueshme të lëngjeve në trup në mënyrë që trupi ynë të funksionojë si duhet, atëherë vjen deri tek dehidrimi.

Nëse nuk konsumoni mjaft lëngje apo vuani nga diarreja, mundësitë për dehidrim janë më të larta. Kjo sidomos mund të jetë e rrezikshme për personat e moshuar dhe ata me sistem të dobët imun.

Disa nga simptomat e dehidrimit janë: ndjenja konstante e etjes, goja e thatë, pamundësia e formimit të lotëve, urinimi jo i rregullt dhe ndryshimi i ngjyrës së urinës në nuanca shumë të errëta, lëkura e thatë, humbja e vetëdijes dhe marramendjet.

Në rast të dehidrimit të butë, konsumimi i lëngjeve mund të ndikojë në zgjedhjen e problemit. Është më mirë të konsumoni lëngje apo ujë më shpesh në sasi më të vogla, sesa sasi të madhe përnjëherë.

Konsumimi i tepër i lëngjeve gjatë dehidrimit mund të rezultojë me vjellje. Në rast të dehidrimit më serioz, hospitalizoi dhe konsumoi i lëngjeve përmes venave janë mënyra e vetme për ta zgjedhur këtë problem.

One Comment

  1. urinoj shume pak.edhe pse me duket se kam nevoje per te urinuar,ate nuk mund ta beje,por ne sasi te vogel

Komento