Cilat janë simptomat e sëmundjes së Alzaimerit?

semundja e alzaimerit

Sëmundja e Alzaimerit paraprihet nga disa shenja ose simptoma që tregojnë se individi vuan nga një sëmundje. Ja 10 shenja të cilat tregojnë se njeriu po preket nga një formë e rëndë e Alzaimer-it. Nëse ju rastis të shikoni tek ndonjë  i afërm i juaji këto shënja që ne do t’ju tregojmë do të ishte e këshillueshme që të kontaktoni me një specialist që të bëni vlersimin e situatës dhe gjëndjen aktuale të personit.

Ja disa nga shënjat që kjo sëmundje shfaq;
Humbje të pjesëshme ose të gjithë  kujtesës
Vështirësi të përditshme për të bërë punët e zakonshme
Probleme me gjuhën dhe komunikimin
Ç’orientim në kohë dhe në hapsirë
Logjikë e varfër ose e pakuptimtë
Vështirësi në planifikimin e gjërave, gjithashtu vështirësi për të zgjedhur problemet.
Vendos gjërat vend e pa vënd, pastaj harron se ku i ka vendosur dhe nuk di t’i gjejë më
Ndryshime të shpeshta të temperamentit dhe gjëndjes emocionale
Ndryshim personaliteti
Mbyllet në vete, braktis punën, largohet nga shoqëria dhe ambientit e populluara.

Këto janë disa nga shenjat e zakonshme të të harruarit që fillojnë zakonisht me proçesin e plakjes, përshembull si harresa; njeriu harron se ku vendos çelsat. Ulet fuqia motorike e të menduarit, njeriu ka vështirësi në shumë aspekte të jetës.

Komento